Editorial

Fatos Nano në Kongresin e PS-së, Bushati: Është i pabesueshëm, nuk i jep kredibilitet Ramës

  • Kongresi i PS të shtunën, Peza: Fatos Nano ka pranuar ftesën
  • Andi Bushati ka theksur se Nano nuk mund t’i japë kredibilitet Ramës pasi ai është peng i hesapeve të vogla të tij.
    Featured image of article: Fatos Nano në Kongresin e PS-së, Bushati: Është i pabesueshëm, nuk i jep kredibilitet Ramës Ish-kryeministri Fatos Nano

    Tiranë-  Në kongresin e nesërm  të PS-së do të jetë present edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Për këtë ftesë  ka folur së fundmi edhe analisti Andi Bushati, i cili është shprehur se Nano mund t’i duhet si imazh PS-së.

    I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në News24, Bushati  ka theksur se Nano nuk mund t’i japë kredibilitet Ramës dhe se ai është peng i hesapeve të vogla të tij.

    Ju mendoni se ajo parti i merr vendimet në kongrese? Ajo parti i merr vendimet në bunkerin e Surrelit. Nano ka një të mirë dhe një të keqe. E mira është se ai mund t’i shërbejë Ramës për një gjë, akuza që i bëhet Ramës sot është ngritja e një pushteti personal. Nano me gjithë mëkatet ka qenë anti-klisheja e pushtetit personal.

    Si imazh Nano mund t’i duhet PS. E keqja është se nuk mund të besosh se Nano mund t’i japë kredibilitet Ramës kur 5 vite më parë Berisha e fuste nga një xhep dhe nxirrte nga një xhep tjetër sa herë i duhej për të goditur Edi Ramën. E ka keqpërdorur aq shumë atë bagazh politik që kishte dhe sot është i pabesueshëm Nano. Është peng i hesapeve të tij të vogla.

    Andi Bushati, analist 

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment