Rajoni

Faton Kurti: Është ndaluar Sandulovic, e bëri Vuçiç sepse kërkoi falje për gjenocidin dhe njohur Kosovën

Në një status në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se Sandulovic është ndaluar nga Vuçi pasi ka kërkuar falje para shqiptarëve për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar.
Featured image of article: Faton Kurti: Është ndaluar Sandulovic, e bëri Vuçiç sepse kërkoi falje për gjenocidin dhe njohur Kosovën Faton Kurti

KOSOVË– Kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti shkruan se është ndaluar Nikola Sandulovic, Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se Sandulovic është ndaluar nga Vuçi pasi ka kërkuar falje para shqiptarëve për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar.

Statusi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot regjimi i Vuçiçit dërgoi forcat speciale për të arrestuar Nikola Sandulovic, Kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë. Arsyeja e arrestimit të tij është se para pak kohësh z. Sandulovic, para Medias shqiptare kërkoi falje zyrtarisht për gjenocidin serb kundër Shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë si dhe deklaroi njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe për pro-Amerikanizmin e tij të deklaruar. Republikanët e Kosovës, dënojnë ashpër këtë akt të paligjshëm dhe arrestimi i tij është kryer tërësisht mbi baza dhe motive politike.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Faton Kurti: Është ndaluar Sandulovic, e bëri Vuçiç sepse kërkoi falje për gjenocidin dhe njohur Kosovën

  1. Deklarata eshte e Faton Kurtit por for foto eshte e Zaev-it te Maqedonise se Veriut?!

Shto Koment