Aktualitet

Fatmir Xhafaj kritika për organet e reja të drejtësisë: Vuajnë nga mungesa e transparencës

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me kritika nga ana e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit është shprehur se KLGJ dhe KLP kanë mungesë transparence, ndërsa kritikoi edhe projekt-rezolutat.
Featured image of article: Fatmir Xhafaj kritika për organet e reja të drejtësisë: Vuajnë nga mungesa e transparencës Fatmir Xhafaj

TIRANËDeputeti socialist, Fatmir Xhafaj pati disa kritika në lidhje me institucionet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Gjatë mbledhes së Komisionit të Ligjeve, Xhafaj u shpreh se KLGJ dhe KLP vuajnë nga mungesa e transprencës në raport publikun.

Ai pati kritika edhe për projekt-rezolutat për këshillat, duke thënë se nuk mund të vlerësosh një institucion, i cili nuk ka funksionuar normalisht. Njëkohësisht ai theksoi nevojën për përgjegjshëmri dhe objektivitet në vendimmarrje.

Reagimi i Xhafaj

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Besoj që është një lapsus tek projektrezoluta e prokurorisë përmendet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Specialistët që kanë punuar kanë marrë për bazë rezolutën e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo që konstatoj unë, ndoshta niveli i ekspertëve të komisionit të njësisë së monitorimit, nuk ka parasysh veçoritë që ka Këshilli i Prokurorisë me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sepse, nëse flasim tek KLP-ja nuk mund ta bëjmë përgjegjës për emërimet, por mund ta nxisim që me Prokurorin e Përgjithshëm ta shtyjmë procesin përpara. Kur vjen fjala tek vlerësimet tek rasti konkret, nuk e shikoj se çfarë vlerësimi mund t’i bëjmë KLGJ-së për hartën e re gjyqësore. Pse ka filluar punën? Është me vonesë. Nuk mund ta themi të vlerësojmë. Hapeni raportin e Këshillit nga fq 1 tek fq 300, nuk ka asgjë për vlerësimin. Duhet të ndalem tek ajo që është shumë e rëndësishme, do të doja të theksoja që ndoshta tek rekomandimet të vendosim theksin tek disa elementë që ka të bëjë me punën e dy këshillave. Së pari ka të bëjë me nevojën për përgjegjshmëri dhe objektivitet në procesin e vendimmarrjes. Është thelbi i punës së tyre. Objektiviteti, pavarësia, përgjegjshmëria në vlerësimet. Ata janë përpara disa sfidave të rëndësishme si Këshilli i Lartë Gjyqësor si plotësimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Speciale. Tjetër është transparenca. Të dyja këshillat, dhe në mënyrë të veçantë KLGj-ja vuan nga mungesa e transparencës në raport me publikun dhe komunitetin të cilën ata drejtojnë. Më mirë të vonohemi pak por duhet të jemi të suksesshëm pasi këto janë dy projektrezolutat e para që do të miratojë Kuvendi. 

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment