Politike

Fatmir Mediu zbulon prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese: Kam pasur informacion se PS do kërkonte lista të hapur, përdorën opozitën në Kuvend

Kreu i PR u shpreh se ai ka pasur informacione se PS do të kërkonte listat e hapura, më përpara se grupi i Murrizit të kërkonte ndryshimet Kushtetuese me shkresë në Kuvend.
Featured image of article: Fatmir Mediu zbulon prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese: Kam pasur informacion se PS do kërkonte lista të hapur, përdorën opozitën në Kuvend Fatmir Mediu, kreu i PR

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar sot prapaskenat për ndryshimet kushtetuese që po miratohen në Kuvend. Në një intervistë në FaxNews, Mediu u shpreh se Rama kërkon që përmes pretendimit të tij për hapjen e listave të tjetërsojë votat e qytetarëve.

Ndryshimet Kushtetuese përmes listave të hapura janë justifikimi, janë rreth 200 mijë vota që mund të skualifikohen me këtë lloj mënyre që kërkohet të realizohet nga Rama. Kjo është tërësisht brutale”, u shpreh Mediu.

Më tej kreu i PR u shpreh se ai ka pasur informacione se PS do të kërkonte listat e hapura, më përpara se grupi i Murrizit të kërkonte ndryshimet Kushtetuese me shkresë në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita parlamentare ka çuar në Kuvend një platformë të përpiluar dhe të hartuar nga Rama. Unë kam pasur informacione për një manovër të tillë 15 ditë përpara se ajo të ndodhte, që PS do të kërkonte listat e hapura. Ajo çka po bën Edi Rama nuk është as më shumë dhe as më pak se ajo që ka bërë Vladimir Putin në Rusi”, tha ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment