Aktualitet

Vetëvritet pas një shkëmbimi zjarri me policinë Fatmir Kolecaj, dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe kunatin

  • ‘Luftë plumbash në Lezhë’/ Fatmir Kolecaj s’pranoi të dorëzohej dhe vrau veten
  • U plagos në këmbë nga Fatmir Kolecaj, komandanti i FNSH së Shkodrës mbërrin në spitalin e Traumës
  • Vret veten Fatmir Kolecaj, 46-vjeçari, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij dhe vëllain e saj. Policia zbuloi vendndodhjen e tij dhe i rrethoi banesë. Kolacaj qëlloi mbi policinë e nuk pranoi që të dorëzohej. Pasi nuk gjeti mundësi për rrugëdalje vrau veten.
    Featured image of article: Vetëvritet pas një shkëmbimi zjarri me policinë Fatmir Kolecaj, dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe kunatin

    MIRDITË– Vetëvritet në banesën e tij, Fatmir Kolecaj, autori i vrasjes së dyfishtë të kunatit dhe ish-bashkëshortes së tij dy ditë më parë në Kodër Rrëshen. (Lexo këtu)

    Efektivët e Policisë kishin marrë informacione, se 46-vjeçari ishte futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij. Menjëherë efektivët e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe Policia e Lezhës kanë rrethuar perimetrin e banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit të vrasjes së dyfishtë të ish-gruas dhe kunatit të tij, që të dorëzohej. Familjarët dhe të afërmit e Kolecajt negociuan për dorëzimin e tij, por ai nuk pranoi. 

    Ai iu përgjigj thirrjes së Policisë duke dalë në ballkon dhe duke hapur zjarr me 15 deri në 20 plumba drejt efektivëve. Për pasojë, Kolacaj la të plagosur në këmbë një punonjës të FNSH-së, 30-vjeçarin me inicialet K.H., i cili më pas u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

    Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA, që kanë krijuar më pas rrethin e dytë në banesë duke i bërë sërish thirrje Kolecajt që të hidhte armën dhe të dorëzohej.  Duke e parë të pamundur që t’i shpëtonte prangave të Policisë, Fatmir Kolecaj ka vrarë veten me armë zjarri. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërsa efektivi i plagosur, i cili mbante postin e Komandatit të FNSH-ve është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

    Dy ditë më parë, në vendin e quajtur Kodër Rrëshën, Kolecaj i ka zënë pritë ish-bashkëshores së tij dhe vëllait të saj, të cilët sapo i ka parë, i ka qëlluar me armë zjarri duke i lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së tyre. Ndërkohë brenda ndodheshin 3 vajzat e tij dhe prindërit e dy të rinjëve që humbën jetën. Sapo ka kryer vrasjen, kolecaj është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe që prej atë ditë ishte shpallur në kërkim nga Policia. Për kapjen e tij, Policia dha shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që jepte informacione të vlefshme për kapjen e tij.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kolecaj kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje. Ai ishte dënuar me vendim Gjykate pasi Esmeralda Kolecaj (Filopati), e kishte denoncuar për dhunë në familje. Ndërsa 46-vjeçari e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…”.

    Dhuna ka vijuar për disa kohë deri në datën 12.07.2017, ku Fatmiri ka nisur ta qëllojë në banesë Esmeraldën dhe kjo e fundit mundi të njoftonte babainë e saj, cili më pas telefonoi në polici. Pas 15 muajsh brenda qelisë, Kolecaj doli në vitin 2018, kohë kur filluan edhe konfliktet mes tij dhe ish-bashkëshortes për kujdestarinë e fëmijëve.

    Konflikte që u shuan me tre të vdekur…

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “Vetëvritet pas një shkëmbimi zjarri me policinë Fatmir Kolecaj, dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe kunatin

    1. Lajm sh i mire. Nje plere me pak.

    Shto Koment