Aktualitet

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Fatmir Kolecaj tentoi të vetëvritej në burg, shfaqi probleme të shëndetit mendor

Fatmir Kolecaj tentoi të vetëvritej në burg në vitin 2017. Ai u vetëplagos me një mjet prerës dhe u mjekua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Featured image of article: Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Fatmir Kolecaj tentoi të vetëvritej në burg, shfaqi probleme të shëndetit mendor Fatmir Kolecaj dhe dy viktimat Esmeralda dhe Vladison Filopati.
Përditësuar:

Rrëshen- Detaje të reja kanë dalë vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë,  ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dhe vëllain e saj, përkatësisht Esmeralda dhe Vladison Filopati. Mësohet se Fatmir Kolecaj, i cili ende është në arrati, ka tentuar të vrasë veten në kohën kur ishte i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Policia njoftoi se Kolecaj u vetëplagos me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai mori mjekim në spitalin e Traumës.Po kështu, Kolecaj kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbërmjen e 25 shkurtit në Rrëshen,  Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka vënë 5 milionë lekë dëmshpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment