Politike

Xhafaj mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, është koha për drejtësinë e munguar, jepini fund pandëshkueshmërisë

Ndër rreshta, Xhafaj shkruan se është koha për drejtësinë e munguar dhe se kjo reforme e re do të përballojë korrupsionin, krimin, abuzimin dhe arrogancën ndaj pushtetit.
Featured image of article: Xhafaj mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, është koha për drejtësinë e munguar, jepini fund pandëshkueshmërisë Fatmir Xhafaj
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se ka besim në Reformën në Drejtësi, e cila do të sjellë drejtësinë e munguar.

Ndër rreshta, Xhafaj shkruan se është koha për drejtësinë e munguar dhe se kjo reforme e re do të përballojë korrupsionin, krimin, abuzimin dhe arrogancën ndaj pushtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam dhe miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet dhe deformimet. Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re. Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht. Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës. Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe dhe për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve,”– shkruan Xhafaj.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Xhafaj mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, është koha për drejtësinë e munguar, jepini fund pandëshkueshmërisë

  1. turp kusb flet.. ore popull kaq hipokrit as ky njeri ende skam pare.. per cilen reforme flet vellai i Geronit, kunati i Arjanit e shoku i Dvoranit . ah po flet shoku i gruas se Gent Ibrahimit si hetues i vjeter. turp

Shto Koment