Aktualitet

Turqia kërkon ekstradimin Fatih Faruk Özer të arratisur në Shqipëri: mashtron investitorët me shumën prej 2 miliard dollarësh

Ministria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi.
Featured image of article: Turqia kërkon ekstradimin Fatih Faruk Özer të arratisur në Shqipëri: mashtron investitorët me shumën prej 2 miliard dollarësh

TURQIMinistria turke e Drejtësisë ka nisur procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi.

Ministria e Brendshme në një shkresë më 22 prill konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në këtë vend raportojnë mediat.

Teksa vazhdojnë procedurat e hetimit të zhvilluara nga Prokuroria e Stambollit, janë në pritje rezultatet e kërkesave të Ministrisë turke të Drejtësisë për publikimin e buletinit të kuq dhe arrestimin e përkohshëm të të dyshuarit në Shqipëri.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme të nevojshme.

Në këtë kuadër Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestit ndaj Özer për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Në këtë kuadër Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim për publikimin e (buletinit) njoftimit të kuq ndaj Özer.

(e.k/dosja.al)

 

Shto Koment