Aktualitet

Fati ndihmoi Suad Licin, si i shpëtoi atentatit me tritol, autorëve iu dështoi plani, u fiket fitili

Burimet bëjnë me dije se Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, por plani i tyre ka dështuar, pasi zjarri nuk ka mbërritur deri tek lënda shpërthyese.
Featured image of article: Fati ndihmoi Suad Licin, si i shpëtoi atentatit me tritol, autorëve iu dështoi plani, u fiket fitili Suad Lici dhe tritoli i vendosur në makinën e tij

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku makinës së Suad Licit, administratori i klubit të Vllaznisë, iu vu tritol. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që autorët kanë vendosur lëndën plasëse,  por është djegur vetëm një pjesë e tij, pasi është fikur fitili. Kjo ka sjellë që zjarri të mos depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, por plani i tyre ka dështuar. Forcat xheniere mesditën e sotme hoqën tritolin nga makina dhe fatmirërisht nuk pati asnjë të lënduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip “Benz” të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Për këtë ngjarje Lici ka deklaruar se kriminelët duhet të rrinë larg sportit.

Shto Koment