Rajoni

Fati i qeverisë Hoti në duart e Gjykatës Kushtetuese, përfundon seanca për votën e deputetit Etem Arifi, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Vendimi do të merret pas disa ditësh

Vota e Arifit ishte vendimtarja që bëri të mundur ngritjen në pushtet të Avdullah Hotit, është konsideruar si e pavlefshme nga Lëvizja Vetëvendosje për shkak se ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mashtrim në subvencione.
Featured image of article: Fati i qeverisë Hoti në duart e Gjykatës Kushtetuese, përfundon seanca për votën e deputetit Etem Arifi, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Vendimi do të merret pas disa ditësh Foto nga seanca

KOSOVË- Seanca e për vlefshmërinë e e votës së detutetit Etem Arifi ka përfunduar pas 5 orësh. Në seancë morën pjesë përfaqësues nga qeveria e Kosovës, Lëvizja Vetëvendoje, Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese. Në seancë pati grindje mes palëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë Hoti, ku secili nga ata shprehën argumentet e tyre në lidhje me votën e deputetit Arifi.

Kryegjyqëtarja që udhëhoqi seancën u shpreh se të dyja palët kanë kohë deri në 7 dhjetor për të sjellë me shkrim të gjitha argumentet e deklaruara gjatë seancës. Më tej, ajo tha se trupi gjykues do të tërhiqet disa ditë për të marrë vendimin.

Vota e Arifit ishte vendimtarja që bëri të mundur ngritjen në pushtet të Avdullah Hotit, është konsideruar si e pavlefshme nga Lëvizja Vetëvendosje për shkak se ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mashtrim në subvencione.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit po mbahet online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.

(I.A/dosja.al)

  • 14:48

    Përfundon seanca për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi: Palët do të informohen pas disa ditësh në lidhje me vendimin që do të merret

    Seanca e për vlefshmërinë e e votës së detutetit Etem Arifi ka përfunduar pas 5 orësh. Kryetarja e Gjykatës Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi është shprehur se të dy palët kanë mundësi që të dorzojnë argumentet e prezantuara me me shkrim deri në datën 7 dhjetor. Më tej, ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet disa ditë për të marrë një vendim mbi çështjen. Në fund ajo tha se palët do të informohen në lidhje me vendimin e Gjykatës.

    Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuara ti dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës, nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot. Ne sot e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes emailit ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë, ajo është përmbledhje e argumenteve të sotwm. Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për cështjen, Palët do të informohen me kohë,” ka thënë ajo.

  • 14:25

    Përfaqësuesi i qeverisë Hoti në seancën e deputetit Arifi: Kërkesa për të shkuar më zgjedhje është pabazë

    Përfaqësuesi i qeverisë së Avdullah Hotit, Besnik Berisha është shprehur se kërkesa e Lëvizjes Vetvendosje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është pabazë. Ai gjithashtu u shpreh se edhe nëse kjo gjykatë vendos që të shkohet në zjedhje nuk mund të shkohet me automatizim.

    Kërkesa për të shkuar në zgjedhje nuk ka bazë kushtetuese. Ne besojmë që nuk mund të ketë shkuarje në zgjedhje me automatizëm edhe nëse kjo gjykatë do të vendoste ashtu,” ka thënë ai

  • 14:15

    Kryetari i Komisionit për Legjislacionin flet në seancën gjyqëore të Emet Arifit: Një deputet e humb mandatin nëse dënohet me burg

    Kryetari i Komisionit për Legjislacionin, Shkëmb Manaj ka folur në seancën e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi. Manaj ka thënë se Komisioni e ka shqyrtuar shkresën e Kryetares së Kuvendit dhe ka konstatuar se nuk ka asnjë dispozitë për rastet kur një deputet humb mandatin. Më tej ai ka thënë se Komisioni i ka rekomanduar Vjosa Osmanit që të vashdojë të ndjek praktikat e mëparshme në lidhje me rastin në fjalë.

    “Komisioni, me datën 12 maj të këtij viti, e ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit Osmani dhe ka konstatuar se asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humb mandatin. Komisioni i ka rekomanduar kryetares që të ndjekë praktikat e mëparshme të Kuvendit lidhur me rastin në fjalë,” tha ai.

  • 13:34

    Vjosa Osmani mbi çështjen e deputetit Etem Arifi: Kemi marr hapa për ta adresuar këtë ngjarje

    Këshilltari i Kryeparlamentares Vjosa Osmani, Artan Murati ka folur në seancën e Gjykatës Kushtetuese mbi vlefshmërinë e votës së Etem Arifit. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës edhe pse nuk ka dërguar koment me shkrim për këtë çështje, ata kanë marrë hapa për ta adresuar këët çështje. Më tej, ai ka thënë se Kryetarja Osmani, e ka marr vesh nga mediat për dënimin e deputetit Arifi. Ai gjithashtu tha se Vjosa i ka dërguar letër Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shalës, ku i ka kërkuar të gjitha aktgjykimet për dënimin e Arifit

    “Kuvendi i Kosovës nuk ka dërguar koment me shkrim në këtë rast por ne qysh kur e kemi marr vesh për çështjen e deputetit Arifi kemi marr hapa për ta adresuar këtë çështje. Më 29 prill kryetarja e Kuvendit është njoftuar përmes mediave për dënimin e deputetit Arifi.  Kryetarit të Gjykatës së Apelit Hasan Shalës i ka dërguar letër ku i ka treguar që është njoftuar nga mediat për çështjen e deputetit Etem Arifi dhe i ka kërkuar aktgjykimet në të gjitha instancat për dënimin e z.Arifit. Brenda së njëjtës ditë ato janë siguruar”, ka thënë ai.

  • 11:32

    Zyra e Kryeministrisë i përgjigjet akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje: Etem Arifi ishte i çertifikuar nga KQZ

    Avokati i zyres së Kryeministrit, Avdullah Hoti, Besnik Berisha i është kundër-përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi. Besnik Berisha ka thënë se Arifi ishte i çertifikuar nga KQZ-ja dhe se dënimi i tij nuk ishte në legjislaturën përkatëse. Më tej, ai ka thënë se Vetëvendosja po sfidon vendimin e gjykatës, prej të cilit Arifit nuk i është ndaluar për të zgjedhur. Në fund ai tha se deputeti e kishte humbur mandatin në legjislaturën e gjashtë dhe jo të shtatë dhe se është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi.

    Zotëri Arifi ishte i çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj tij nuk kishte dënim plotësues siç e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Dënimit të cilit i referohen është për legjislaturën paraprake, jo legjislaturën e shtatë. Këta po sfidojnë vendimin e gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar një dënim plotësues zotëri Arifit, pra ndalimin për t’u zgjedhur. Etem Arifi kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë dhe jo në legjislaturën e shtatë. Është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi,” tha ai.

  • 10:56

    Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes në seancën e Gjykatës Kushtetuese: Qeveria nuk i ka marrë 61 vota

    Përfaqësuesi ligjor i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu është shprehur se qeveria e Hotit nuk i ka marrë 61 vota për të qenë në krye të vendit. Në seancën që po mbahet online, ai ka thënë se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit për arsye se është dënuar nga Gjykata e Apelit. Më tej, ai ka thënë se rrjedhimisht për shkak të dënimit të tij me 1 vit e 3 muaj nga Gjykata e Apelit vota e tij është e pavlefshme dhe në kundërshtim me demokracinë e këtij vendi. Sallahu gjithashtu ka thënë se vota e tij kufizohet edhe pse gjykata nuk i ka nxjerr vendim plotësues.

    “Grupi Parlamentar i VV-së pretendon se qeveria s’ka arritur të marrë 61 vota në mënyrë që të konsiderohet e zgjedhur, kjo parasysh se Etem Arifi e ka humbur mandatin për faktin se ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit me dënim prej 1 viti e tre muaj. Rrjedhimisht qeveria nuk ka shumicën e nevojshme për zgjedhjen e saj.  Duhet të sqarojmë kriteret kushtetuese ligjore. Janë dy forma të kufizimit të së drejtës për t’u zgjedhur. Pra kjo kufizohet me vendim gjyqësor sipas Kushtetutës dhe me ligj. Kufizimet mbi të drejtën për të zgjedhur duhet të bëhen në funksion të regjimit demokratik. Kufizimet nuk duhet të konsiderohen si kufizuese të demokracisë. Në këtë aspekt gjykata për Etem Arifin nuk ka nxjerrë vendim plotësues, andaj atij nuk i është kufizuar kandidimi,” është shprehur ai.

Shto Koment