Politike

Fati i mandatit të Agron Malajt, KQZ-ja tërhiqet për të diskutuar

Gjatë mbledhjes në KQZ-, Denar Biba, u shoreh se pesë anëtarët e KQZ-sdë nuk mund të marrin tjetër vendim pa u shfuqizuar i pari dhe se vetë ata e kanë lejuar Malajn të kandidojë.
Featured image of article: Fati i mandatit të Agron Malajt, KQZ-ja tërhiqet për të diskutuar Agron Malaj dhe KQZ-ja

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur për pak minuta mbledhjes ku po dikskutohet në lidhje me mandatin e kryebashkiakut Agron Malaj, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka pasur një dënim për amrëmbajtje pa leje dhe selia blu kërkon që t’i hiqet mandati.

Gjatë mbledhjes në KQZ-, Denar Biba, u shoreh se pesë anëtarët e KQZ-sdë nuk mund të marrin tjetër vendim pa u shfuqizuar i pari dhe se vetë ata e kanë lejuar Malajn të kandidojë.

Agron Rifat Malaj rezulton se ka qenë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Në momentin që është fuutr n administratë, penaliteti i ka mbaruar. KQZ-ja, pra ne të 5-të e kemi dhënë këtë vendim. Vendimi ka qenë korrekt dhe e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne nuk e kemi të tagër të marrim një vendim të ri, në një kohë kur një tjetër vendim, i marrë po nga është në fuqi. Nuk na lejohet,”- shtoi Biba ndër të tjera. 

HISTORIA E ARGON MALAJT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj u denoncua nga Partia Demokratike. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Malaj ishte dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të qëndronte më në detyrë, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Pas dorëzimit të kërkesës nga PD, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet dhe pak ditë më parë njoftoi se kishte përfunduar kërkimet për Malajn. Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar. Por fjalën  e fundit për shkarkimin apo qëndrimin e tij në detyrë sipas akuzës duhet të shprehet departamenti i dekriminalizimit me kërkesë të KQZ.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment