Showbiz

Fati i keq i Arilenës! Eurovizioni u shty për shkak të pandemisë. Më në fund vendosen datat kur do të mbahet gjysëmfinalja dhe finalja e madhe

Arilena Ara duhej të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, por situata me koronavirusin bëri që organizatorët të shtyjnë mbajtjen e festivalit.
Featured image of article: Fati i keq i Arilenës! Eurovizioni u shty për shkak të pandemisë. Më në fund vendosen datat kur do të mbahet gjysëmfinalja dhe finalja e madhe Arilena Ara

ROTTERDAM– Për shkak të pandemisë Covid-19, festivali i famshëm ndërkombëtar “Eurovision” eshte shtyre, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Arilena Ara duhej të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, por situata me koronavirusin bëri që organizatorët të shtyjnë mbajtjen e festivalit në Rotterdam, që ishte parashikuar në maj.

Së fundmi është konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 maj dhe 20 maj dhe finalja e madje në 22 maj 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Datat për edicionin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Rotterdam, vendi ku do të mbahet spektakli në vitin 2021.

Shqipëria ende nuk e ka marrë vendimin nëse Arilena do të na përfaqësojë në “Eurovision 2021”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment