Politike

Fate Velaj: Europa fillon te pragu i shtëpisë sime

Përmes një postimi në Facebook, Velaj shprehet se sot ai ka votuar për Europën, por si Austro-shqiptar.
Featured image of article: Fate Velaj: Europa fillon te pragu i shtëpisë sime Fate Velaj

TIRANË- Deputeti Fate Velaj, ka rrëfyer se ka votuar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në qendrën e votimit, në Singrinergasse 23 të Vjenës.

Përmes një postimi në Facebook, Velaj shprehet se sot ai ka votuar për Europën, por si Austro-shqiptar.

Postimi i plotë i Fate Velaj: 

26 MAJ 2019

UNË VOTOVA EUROPËN

… në qendrën e votimit, në Singrinergasse 23 të Vjenës, aty ku prej vitesh kam hedhur votën time për të ardhmen e Austrisë, sot votova përrsëri për Europën.

Por, si Austro-Shqiptar, e di shumë mire se Europa nuk fillon në Vjenë. As në Berlin, Paris e Romë.

“EUROPA FILLON TEK PRAGU I SHTËPISË TIME”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

27 aktivitete dedikuar Europës dhe Idesë Europa kam organizuar në Vlorë. Solla në qytet ministra e kryeministra. Deputet e Eurodeputet. Kryetar komisionesh e profesor universitetesh. Biznesmen e intelektual. DUA ta bëja Vlorën që qytet ku Idea Europa të lulëzoj.

Që nga Vlora, Shqipërisë, ti shtohej një “YLL BLU” në flamurin e saj KUQ e ZI.

“EUROPA – MIDIS MEJE DHE TEJE”, ka qenë titulli i disa konferencave politike dhe ekonomike që kam organizuar në universitetin e Vlorës.

Nëse do të jesh europian, duhet të mendosh si i tillë. Duhet të dialogosh si i tillë e së fundmi, duhet ta shohësh e orientosh të ardhmen si të tillë.

“EUROPA – QËLLIMI ËSHTË RRUGA” ka qenë një tjetër konferencë që kam organizuar në Vlorë. Nëse i ke vënë vetes të përmbushësh një qëllim, duhet të ndjekësh rrugën që të shpie atje. Dhe,  nëse si qëllim ke venë të shkosh në EUropë, kjo rrugë, ka sinjalistikat e saj. Ka semafor që të thonë vazhdo ose prit. Ka rrugë me përparësi si dhe rrugë, të cilave duhet tu japësh përparësi për të mos hyrë, në rrugë që nuk kanë dalje, në Sackgasse.

Në EUropë nuk shkohet me “nëse dhe por”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment