Aktualitet

“Fast and Fourios” në Tiranë, Policia s’ndal kontrollet, kap shoferin me shpejtësi 221 km/h (VD)

Sipas një njoftimi për mediat Policia bën me dije se do të vijojnë kontrollet, pasi shpejtësi të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve.

TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në segmentin Sauk-TEG dhe ka kapur një shoferë që lëvizte me 221 km/h.

Sipas një njoftimi për mediat Policia bën me dije se do të vijojnë kontrollet, pasi shpejtësi të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Radari 📸 dhe polici👮 të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg,🛣✈✈✈✈🙏🙏🙏❗❗❗ Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,🚑 por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës🚑 Stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë,🛫 stop shpejtësisë🛫. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një🏠 destinacion të sigurt. 🚔🚔🛣🚔🚔 Mos shpejto të arrish aksidentin!”, shkruan Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Tiranës dhe gjatë ditës ka vijuar me kontrollet duke pezullaur dhe 19 leje drejtimi. Javët e fundit blutë e kryeqytetit i kanë bërë apel shoferëve problematikë që të mos lëvizin me shpejtësi, por radari gjithmonë ka kapur “çmenduri”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment