Aktualitet

‘Fast Albania’ & INTERPOL finalizojnë operacionin me sukses! Kapin italianin që fshihej në Tiranë! Mashtruesi i dënuar me 6 vite burgim, deklaroi falimentimin, fshehu shuma të mëdha eurosh (EMRI)

Në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.
Featured image of article: ‘Fast Albania’ & INTERPOL finalizojnë operacionin me sukses! Kapin italianin që fshihej në Tiranë! Mashtruesi i dënuar me 6 vite burgim, deklaroi falimentimin, fshehu shuma të mëdha eurosh (EMRI) Foto Ilustruese

TIRANË– Luigi Colosso është italiani i cili u arrestua ditën e sotme nga ‘Fast Albania’ dhe Interpol. Italiani ishte në kërkim pasi është akuzuar për veprën e mashtrimit. Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ndaluan Colosson i cili fshihej në Tiranë.

Colosso në vitin 2016, është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro. Pritet të kryhet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI:

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, një shtetas italian të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment