Aktualitet

Fasoneria në Durrës, paguan sigurimet, por jo pagat e punonjësve

VIDEO
Të tillë janë edhe këta punonjës të një fasonerie në Durrës, të cilët edhe pse nuk kanë punuar nga mesi i marsit deri në mes të prillit, dhe për rrjedhojë nuk janë paguar, te tatim-taksat, pronari u ka paguar sigurimet shoqërore dhe për këtë arsye ato rezultojnë sikur janë paguar rregullisht.
Featured image of article: Fasoneria në Durrës, paguan sigurimet, por jo pagat e punonjësve Foto nga Durrësi

DURRËS– Paaftësia e ekonomistëve ose drejtuesve të kompanive që kanë pezulluar punën për shkak të pandemisë ka bërë që dhjetëra punëtorë të mos marrin as pagat dhe të mos përfitojnë as pagën e luftës.

Të tillë janë edhe këta punonjës të një fasonerie në Durrës, të cilët edhe pse nuk kanë punuar nga mesi i marsit deri në mes të prillit, dhe për rrjedhojë nuk janë paguar, te tatim-taksat, pronari u ka paguar sigurimet shoqërore dhe për këtë arsye ato rezultojnë sikur janë paguar rregullisht.

Për të tilla problematika, që janë ndeshur edhe në rrethe të tjera, kryesisht me punonjës të fasonerive, pritet që qeveria t’i rishqyrtojë për të gjetur zgjidhje për punonjësit që nuk kanë përfituar as rrogën dhe as pagën e luftës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga A2CNN

(f.m/dosja.al)

Shto Koment