Aktualitet

Gjykata lë në burg ‘Eskobarin e Evropës’/ Turku replika me gjyqtarin: I respektoni të drejtat e njeriut?

Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Faruk Baybasin. Replika në gjykatë mes gjyqtarit të çështjes dhe Baybasin. 'Eskobari i Evropës' akuza për mosrespektim të të drejtave të njeriut.
Featured image of article: Gjykata lë në burg ‘Eskobarin e Evropës’/ Turku replika me gjyqtarin: I respektoni të drejtat e njeriut? Faruk Baybasin, sot në Gjykatë

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Faruk Baybasin. Burime për Dosja.al raportojnë nga salla e gjykatës se Baybasin, i dënuar me 30 vite burg për trafik droge në Francë, ka replikuar me gjyqtarin. Baybasin, i cilësuar si “Eskobari” i Evropës, ka pyetur gjykatën nëse shteti shqiptar i respekton të drejtat e njeriut.

“A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri? Unë nuk kam qenë kurrë në Francë. Në bazë të ligjit në Shqipëri, unë duhet të isha liruar”-tha Baybasin në gjykatë, ndërkohë që gjyqtari ia ktheu duke i thënë se: Kur të shkoni në Francë mund të sqaroni pozicionin tuaj atje.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca e radhës për Baybasin u caktua më datën 4 shkurt 2020, ora 10:00. Faruk Baybasin, u arrestua në Tiranë më 18 janar. Fakuk Baybasin akuzohet se është pjesë e një familjeje mafioze, dhe se njihet edhe me nofkën “Eskobari i Evropës”. Faruk ishte i dënuar me 30 vite burgim, për trafik të heroinës dhe në mungesë kishte marrë një dëbin mga gjykata e “Loire Atlantique”, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Gjykata e Tiranës i dha me urgjencë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që tashmë seanca e radhës është vendimtare për esktradimin në Francë të Baybasin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment