Politike

Farmacistët kërkuan që të jenë në grupet prioritare të vaksinimit/ Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë: Kemi plan, fazat janë përcaktuar

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u ka kthyer përgjigje, duke u shprehur se plani i vaksinimit është hartuar dhe se ata duhet që të presin radhën e tyre.  
Featured image of article: Farmacistët kërkuan që të jenë në grupet prioritare të vaksinimit/ Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë: Kemi plan, fazat janë përcaktuar Foto ilustruese

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje kërkesës së bërë nga “Urdhëri i Farmacistëve”, lidhur me vaksinimin anti-COVID që ka nisur në vend. Më 4 shkurt ata kërkuan që të përfshihen ndër të vaksinuarit e parë për shkak të rrezikshmërisë me të cilën përballen çdo ditë. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u ka kthyer përgjigje, duke u shprehur se plani i vaksinimit është hartuar dhe se ata duhet që të presin radhën e tyre.  

Në përpjekje të kërkesës tuaj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet së cilës kërkohet përfshirja e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID-19 është hartuar nga ekspertë, specialistë në Istitutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin. Vaksinimi ndaj COVID-19 po kryehet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan. Duke iu falenderuar për mirëkuptimin,“-shkruhet në përgjigje. 

Shkresa

Në kërkesën e tyre pak javë më parë, Urdhri i Farmacistëve merrte shembullin se si Amerika, Kanadaja, Anglia apo Gjermania i kanë prioritet edhe farmacistët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës,”-shkruhej në kërkesën e tyre.

Mesa duket farmacistët nuk bëjnë pjesë në grupin e “personaliteteve” që ka hartuar qeveria e kryeministrit Edi Rama, dhe do të duhet që ende t’u shërbejnë pacientëve të infektuar nga pandemia me rrezikun e infektimit. 

(k.m.dosja.al)

Shto Koment