Sport

“Faraoni” rikthehet në Romë, Covid-19 shtyn nënshkrimin e kontratës

Pasi është larguar nga Kina, sulmuesi El Sharavi, pas një vit e gjysmë, rikthehet sërish në kryeqytet për t’u veshur verdhekuq
Featured image of article: “Faraoni” rikthehet në Romë, Covid-19 shtyn nënshkrimin e kontratës
Përditësuar:

ITALI – Një vit e gjysmë pas lamtumirës, anësori i majtë Stefan El Sharavi kthehet në Romë. Të premten, sulmuesi italian ka mbërritur në kryeqytet në fshehtësi të madhe nga Dubai, ku ishte me pushime, por testet e kontrollit anti-Covid-19, treguan përsëri gjurmë të një pozitiviteti të lehtë dhe ai është izoluar.

“Faraoni”, ndërsa ka përfunduar kontratën e tij me Shanghai Shenhua, ku u transferua në korrik 2019 me një kontratë prej 16 milionë eurosh në vit, tani ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar me drejtuesit e klubit roman, pa ndonjë detyrim financiar.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi anësor El Sharavi, do të firmosë një kontratë për 2.5 vitet e ardhshëm, me një page prej 3.5 milionë në vit. Por për të arritur deri këtu, duhet të kalojnë ditët e izolimit dhe tamponi i “Faraoni” të rezultojë negativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment