Aktualitet

‘FAR-WEST’ në Elbasan! Grushta dhe sherr përplasje me armë zjarri, dalin PAMJET e ngjarjes që tronditi qytetin, kush nxorri i pari pistoletën nga brezi

VIDEO
Fillimisht gjithçka ka nisur me sharje dhe me ofendime, ndërsa më pas të rinjtë janë përplasur fizikisht. Tre të rinjtë që lëviznin me “Ford” janë afruar tek “Mazda” dhe për të mbrojtur veten Çaushllari ka nxjerrë armën e zjarrit.
Featured image of article: ‘FAR-WEST’ në Elbasan! Grushta dhe sherr përplasje me armë zjarri, dalin PAMJET e ngjarjes që tronditi qytetin, kush nxorri i pari pistoletën nga brezi Momentet e sherrit

ELBASAN– Dalin pamjet nga përplasja mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja, i cili është shpallur në kërkim dhe dy të prangosurve të tjerë, Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Në videon e siguruar nga “Euronews” shihet qartë që dy automjetet ishin të pozicionuara njëra pas tjetrës në një prej rrugëve të qytetit.

Para ishte mjeti tip “Ford”, brenda të cilit ndodhej Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa pas tyre ishte “Vis korçari”. Mesa duket bllokimi i rrugës nga tre të rinjtë ka nxehur gjakrat duke nisur një sherr mes tyre. Fillimisht gjithçka ka nisur me sharje dhe me ofendime, ndërsa më pas të rinjtë janë përplasur fizikisht. Tre të rinjtë që lëviznin me “Ford” janë afruar tek “Mazda” dhe për të mbrojtur veten Çaushllari ka nxjerrë armën e zjarrit.

Pa menduar dy herë Çaushllari ka qëlluar nga brenda makinës, duke lënë pas gëzhojën e gjetur nga grupi hetimor. Pasi ka trembur të rinjtë, ai ka dalë nga mjeti dhe ka vijuar të qëllojë por pa shënjestër. Kundërpërgjigjia nuk ka munguar as nga Qosja, i cili ka plagosur 28-vjeçarin me një plumb në shpatull. Pasi ka rënë në tokë prej plagës së marrë, tre të rinjtë janë afruar pranë tij dhe kanë filluar ta qëllojnë sërish me grushta. Për të shpëtuar prej tyre, ai është larguar me vrap, ndërsa të rinjtë kanë nxituar që ta ndjekin me makinë. Nga shpejtësia, të tre kanë shkuar tek Mazda, por kanë kuptuar gabimin dhe kanë marrë “Fordin”, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk vonon shumë dhe pas largimit të tyre, në vendngjarje shfaqet një efektiv i Policisë Rrugore, por Elvis Çaushllari është nisur tashmë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku edhe është prangosur nga Policia. Ndërkohë që ende në kërkim është Qosja.  Ky i fundit përflitet për herë të parë për ngjarje kriminale, ndërsa “Vis Korçari” akuzohet se është ushtar i një prej grupeve që operon prej disa dekadash në qytet.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi jo më larg se në muajin shkurtai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e rrahur brenda makinës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment