Showbiz

Fansi kalon çdo pritshmëri, pret krahun për Kiara Titon: E beson tani se të dua? Moderatorja mërzitet për ngjarjen e rëndë (Foto)

Moderatorja publikuar foton që i ka dërgar një ndjekës i saj ku ky i fundit ka prerë dorën e tij duke shkruar emrin e Kiarës.
Featured image of article: Fansi kalon çdo pritshmëri, pret krahun për Kiara Titon: E beson tani se të dua? Moderatorja mërzitet për ngjarjen e rëndë (Foto) Kiara Tito

TIRANË- Kiara Tito është një ndër bukuroshet e ekranit shqiptar që pëlqehet shumë dhe ndiqet në rrjetet sociale.

Ashtu si çdo personazh publik edhe Kiara ka fansat e saj të çmendur që mund t bëjnë gjithçka për të.

Megjithatë rasti që moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram është shumë i rëndë.
Ajo ka publikuar foton që i ka dërgar një ndjekës i saj ku ky i fundit ka prerë dorën e tij duke shkruar emrin e Kiarës, e krahas fotos që i ka dërguar shkruan: Kiara a e beson tani se të dua?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duket që ky veprim që ka kaluar çdo nivel pritshmërie e ka mërzitur tej mase Kiarën.

“Sapo pashë këtë foto dhe jam me të vërtetë shumë e mërzitur. Nuk do të toleroj më të tilla mënyra të shprehjes së dashurisë, pasi ka shumë mënyra të tjera për ta bërë. Ju lutem jo me këto mënyra. Nuk ka pse lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen të tilla faqe.”-ka shkruar Kiara

A.C/Dosja.al

Shto Koment