Showbiz

‘Fansi i armatosur më kërcënoi’/ Rovena Stefa rrëfen ‘tmerrin’: Ka ngrënë një drru të mirë nga sigurimi

Sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit, që simpatizanti ta linte të qetë, duke pranuar se ai ishte dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.
Featured image of article: ‘Fansi i armatosur më kërcënoi’/ Rovena Stefa rrëfen ‘tmerrin’: Ka ngrënë një drru të mirë nga sigurimi Rovena Stefa

TIRANË– Këngëtarja Rovena Stefa ka treguar historinë e një fansi të “çmendur”. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ajo ka rrëfyer se një fans i dehur i ka shkuar me armë në dorë në një koncert. 

Sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit, që simpatizanti ta linte të qetë, duke pranuar se ai ishte dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.

PJESË NGA BISEDA:

Ester Bylyku: Ka patur ndonjë fans që ka bërë cmenduri për ty? Per shembull, të ka ndjekur këmba e këmbës, ose ka ardhur në koncert…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rovena Stefa: Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’

Ester Bylyku: Në sy të sigurimit ndodhi kjo?

Rovena Stefa: Po, në sy të sigurimit. Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marrë, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh).

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment