Showbiz

Fansat kërkojnë largimin e Kylie Jenner nga videoklipi erotik i Cardi B, 45 mijë persona firmosin peticionin

Deri më tani peticioni ka mbledhur 45.000 firma të adhuruesve që e quajnë Kylie-n, vjedhëse të kulturës afrikane.
Featured image of article: Fansat kërkojnë largimin e Kylie Jenner nga videoklipi erotik i Cardi B, 45 mijë persona firmosin peticionin Kylie Jenner

AMERIKE– Dukja e Kylie Jenner në videoklipin e këngës së Cardi B dhe Megan Thee Stallion “WAP” nuk është pritur aspak mirë nga fansat, madje ka filluar një peticion, sipas të cilit kërkohet që të largohet krejtësisht nga videoja.

Deri më tani peticioni ka mbledhur 45.000 firma të adhuruesve që e quajnë Kylie-n, vjedhëse të kulturës afrikane.

Kjo video ishte e përsosur deri sa e pash Kylie-n në të dhe më erdhi ta gjuaja telefonin,” tha një adhurues, ndërsa një tjetër shtoi: “ajo është një plehrë që nuk ks punuar kurrë për asgjë. Ajo ka vjedhur nga kultura e njerëzve me ngjyrë dhe më pas i ka akuzuar njerëzit për të njejtën gjë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kylie ishte një nga paraqitjet surprizë në videon e Cardi B. Reperja nuk e ka përmendur emrin e Kylie, por tha se “qëllimi i videos ishte të përfshijë gra të ndryshme, nga raca dhe kultura të ndryshme.”

Kylie ende nuk ka komentuar mirëpo si duket është krenare me këtë projekt dhe ndan fotografi gjatë gjithë kohës nga prapaskenat.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment