Sport

Banderola e “Fanatics” ‘skuq nga turpi’ presidentin Halili, Safet Gjici sheh ndeshjen në shoqërinë e mikut socialist

Tirana është duke u ndeshur ndaj Kukësit në “Air Albania”. Verilindorët e luajnë si pritës këtë takim, por një numër shumë i madh i tifozëve në stadium janë bardheblu. Verilindorët po fitojnë me shifrat 1-0.
Featured image of article: Banderola e “Fanatics” ‘skuq nga turpi’ presidentin Halili, Safet Gjici sheh ndeshjen në shoqërinë e mikut socialist

TIRANË- Tirana është duke u ndeshur ndaj Kukësit në “Air Albania”. Verilindorët e luajnë si pritës këtë takim, por një numër shumë i madh i tifozëve në stadium janë bardheblu. Verilindorët po fitojnë me shifrat 1-0.

Ndërkohë para ndeshjes grupimi i tifozëve të Tiranës kanë pasur një thumbim me presidentin e ekipit, Refik Halili.

Duke parë pakënaqësinë që shprehu Halili në lidhje me ndërrimet e vonuara të Egbos për ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, tifozët kanë hapur një banderolë duke shkruar: “Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Banderola

Nga ana tjetër, Safet Gjici është duke e parë këtë përballje në shoqërinë e Taulant Ballës.

Safet Gjici dhe Taulant Balla

(e.ç./dosja.al)

Shto Koment