Sociale

Familjet e pastreha në Shkodër paralajmërohen për të liruar konviktin, banorët: S’dalim nga aty, Ademi s’na priti në zyrë (VD)

Këto familje dhe jetimet paralajmërojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e shërbimeve sociale Filip Vila se për asnjë lloj arsyeje s’do të dalin nga aty, ndërsa shprehen të revoltuar se kryebashkiakja nuk i ka pritur në zyrë.

SHKODËR- Në Shkodër familjet e pastreha dhe jetimët që janë tek konvikti “Safet Spahia” në katet e sipërme kanë marrë një shkresë nga bashkia për t’i liruar ato mjedise për një rikonstruksion dhe të zhvendosen tek konvikti i shkollës “Arben Broci”.

Këto familje dhe jetimet paralajmërojnë kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e shërbimeve sociale Filip Vila se për asnjë lloj arsyeje s’do të dalin nga aty, ndërsa shprehen të revoltuar se kryebashkiakja nuk i ka pritur në zyrë.

Sipas bashkisë Shkodër në një reagim arsyeja e kësaj zhvendosje është për shkak të rikonstruktimit të thelluar të katit të dytë dhe të tretë të konviktit dhe se tek konvikti i shkollës “Arben Broci” do kenë kushte më të mira dhe se do kenë mbështetjen e bashkisë ndërsa të gjithë sipas bashkisë janë njoftuar për këtë lëvizje sepse rikonstruksioni tek “Safet Spahia” është mësë i domosdoshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por vetë familjet e prekura nga rikonstruksioni thonë se nuk pranojnë të lëvizin nga konvikti “Arben Broci”, pasi aty nuk ka as kushtet minimale për jetesë. Ditën e nesërme është afati i fundit për lirimin e konviktit për rikonstruksion, por vetë kjo kategori të pastrehësh thonë se nuk do largohen me çdo kusht nga aty.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment