
VLORË- Familjarët e të arrestuarve të operacionit “Amiant” kanë shpërthyer në thirrje kundër trupës gjykuese pas dhënies së vendimit për të lënë në burg tre nga 6 të pandehurit. Një pjesë familjarëve shprehet se i kanë marrë djalin, i cili sipas saj është i pafajshëm.
Ndërkohë një tjetër dëgjohet të thotë se të gjithë kanë punuar për bukën e gojës dhe duhet të lirohen. Të mbledhur në korridoret e gjykatës të afërimit e të arrestuarve dëgjohen teksa bërtasin dhe hedhin akuza dhe fyerje.
“Janë të pafajshëm, janë për bukën e gojës të gjithë, po i dënoni kot. Ça është kjo punë kështu”, dëgjohet një tjetër grua dhe në sfond ka ulërima dhe bërtitje. Më tej dëgjohet zëri i një burri, i cili hedh akuza kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, “o të degjeneruar, i bëri Sali kurva këto”, dëgjohet të thotë ai. Më pas shihet se një gruaja i bie të fikët gjë që alarmon të gjithë të pranishmit.
Gjykata ka vendosur sot që të lërë në burg tre nga 6 të arrestuarit të operacionit “Amiant” që u zhvillua mbrëmjen e të premtes.
Operacioni “Amianti” u zhvillua pak ditë më parë në Vlorë, ku u sekuestrua lënda e e dyshuar si e rrezikshme që shkakton kancer, e cila ishte nisur nga Itaia me tragetin “St Damiano” të linjës Brindisi-Vlorë. Ky operacion vuri në pranga 6 persona, ndërsa çështja është në duart e SPAK. Policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamufluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit, firma “Kornuzi”. Së fundmi ka reaguar edhe kompania italiane “St.Damian’, e cila ka deklaruar se mbetjet që u gjetën në traget nuk janë të rrezikshme.
(A.B. Dosja.al)
Hahhahahha. Akoma e ka fajin Saliu. O popull tutkun, o delet e EdRames, o trashaniket e Laberise. Juve edhe nenat tua q… Edrama, kenaqeni.