Aktualitet

Familjarët e autorit gjetën të parët trupin e Gëzim Saraçit, konflikti në fis që solli një viktimë datonte prej kohësh, dy vendndodhjet që sinjalizoi telefoni pas krimit

Ka qenë ky i fundit ai që i ka telefonuar familjarët e tij, për t’i sinjalizuar për krimin dhe ata kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.
Featured image of article: Familjarët e autorit gjetën të parët trupin e Gëzim Saraçit, konflikti në fis që solli një viktimë datonte prej kohësh, dy vendndodhjet që sinjalizoi telefoni pas krimit Foto ilutruese

GJIROKASTËR– Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Gëzim Saraçit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se të parët që kanë gjetur të pajetë trupin e 57-vjeçarit, kanë qenë familjarët e autorit që është shpallur në kërkim.

Ka qenë ky i fundit ai që i ka telefonuar familjarët e tij, për t’i sinjalizuar për krimin dhe ata kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Pas telefonatës, autori është larguar drejt zonës së pyllëzuar dhe telefoni i tij ka sinjalizuar dy vendndodhje në dy fshtra pranë vendit ku ndodhi krimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet fjalë për fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe fshatin Ndëran në Zagorie. Motivi që nisi këtë konflikt që përfundoi me një viktimë, mësohet se është i hershëm dhe që shumë herë ka futur dy fiset në sherr.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Autori po udhëtonte me viktimën Gëzim Saraçi, në kamioncinën e këtij të fundit dhe gjatë rrugës u konfliktuan. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment