Kuriozitete

Familja sekrete që nuk di ku të çojë 4 miliardë dollarë, emrat e tyre nuk i di askush

Dhe më interesante është fakti  se edhe në dokumentet e tyre publike nuk zbulohen emrat e anëtarëve të familjes, por procedojnë vetëm me inicialet.
Featured image of article: Familja sekrete që nuk di ku të çojë 4 miliardë dollarë, emrat e tyre nuk i di askush Foto ilustruese

TIRANË- Një nga familjet më të pasura në botë duhet të marrë një vendim se  se çfarë të bëjë me një grumbull të madh parash.

Van der Vorms, emër i njour edhe jashtë Holandës, pavarësisht nga pronat që përfshin një hapësirë të konsiderueshme të globit, do të marrë deri në 4 miliardë dollarë këtë vit nga shitja me pakicë e syzeve    ‘Ray-Ban EssilorLuxottica SA.”

“Jam shumë kurioz se çfarë do të bëjë Hal me miliarda. Askush nga jashtë nuk e di.”- tha Thijs Berkelder i ABN Amro Bank NV.

“Familja mund të kthejë para tek aksionertë,  t’i  investojë ato apo edhe të mbyllë fondin dhe të bëhet filantropë me kohë të plotë.”- tha analisti me qendër në Amsterdam.

Gjatë muajit  korrik të këtij viti,  Van der Worms e shiti GrandVision-in te  EssilorLuxottic për 7.3 miliardë euro.

Duke qenë se familja Worms zotëronte 77% të GrandVision, ata kishin të ardhurat e tyre neto, prej  4 miliardë dollarë, raporton Bloomberg.

“Këto fitme të ardhura nga shitjet u vendosën në HAL, një kompani me tregti publike, e menaxhuar nga Fondacioni Van der Worms. Ndërsa lidhur me destinacionin  se ku të do të shkojnë këto para, nuk është akoma e qartë edhe pse është thënë se familja e famshme edhe mund t’i përdor ato për të paguar dividentë ndaj aksionarëve, t’i investojë në një projet apo biznes tjetër.”-shprehet analisti Thijs Berkelder për Bloomberg.

Por ajo që bën përshtypje tek kjo familje është fshehtësia  që ata kanë ndaj biznesit të tyre, për pasuritë që gëzojnë duke mos  bërë  kurrë deklarata publike.

Dhe më interesante është fakti  se edhe në dokumentet e tyre publike nuk zbulohen emrat e anëtarëve të familjes, por procedojnë vetëm me inicialet.

Kjo familje është renditur gjithashtu edhe në listat e Forbes, shkruan Bloomberg.

Burimi: Bloomberg 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment