Rajoni

Një familje nga Kosova sfidon shtetin gjerman me veprime idiotike…

Njëra prej tyre, indentiteti i të cilës nuk bëhet me dije ka thënë se nuk është e nevojshme, pasi ata e dinë që janë të infektuar.
Featured image of article: Një familje nga Kosova sfidon shtetin gjerman me veprime idiotike… Pamje nga anëtarët e famlijes

GJERMANI-Një familje nga Kosova, me vendbanim në Lüneburg është bërë problem për shtetin gjerman. Sipas mediave të Kosovës, familja e cila ka 10 anëtarë ka refuzuar të bëjë testin për Covid-19. Në zonën ku ata jetojnë ka pasur një shpërthim të infektimeve dhe si pasojë shteti ka filluar testimin masiv, por kjo nuk është pranuar nga asnjë anëtar i familjes, ku njëra prej tyre, indentiteti i të cilës nuk bëhet me dije ka thënë se nuk është e nevojshme, pasi ata e dinë që janë të infektuar.

“Ne të gjithë e kemi koronavirusin, vetëm ne të rriturit vuajmë, fëmijët po shkojnë mirë. Unë u shtriva në banesë për dhjetë ditë, burrit tim iu desh të shkonte në spital, kështu nuk është e nevojshme,“-ka thënë ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, autoritetet gjermane janë detyruar të ruajnë zonën, duke angazhuar një kompani të sigurimeve që t’i ruajë anëtarët e familjes për të mos dalë nga izolimi, pasi në momentin që janë përpjekur t’i testojnë ata janë munduar të ikin, madje njëri prej tyre është përpjekur të hidhej nga dritarja.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment