Aktualitet

Familja e Jan Prengës mori një pajtues gjaqesh në Dukagjin, në skenë del Gentian Doçi, Policia e dinte që viktima ishte në Shijak…frika e dekonspirimit shtyu operacionin

Ishte kjo arsyeja pse familja nuk pranoi të fliste në Polici, por iu tha se shkak të pengmarrjen mund të ishte një sasi parash borxh, por vetëm kaq. Por ishte vonë, pasi po më 17 janar, Jan Prenga, ishte rrëmbyer, rrahur, torturuar e vrarë.
Featured image of article: Familja e Jan Prengës mori një pajtues gjaqesh në Dukagjin, në skenë del Gentian Doçi, Policia e dinte që viktima ishte në Shijak…frika e dekonspirimit shtyu operacionin Viktima, RENEA dhe Golden

TIRANE– Zbulohen detaje të reja nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia e Shtetit kishte dijeni që ditën e parë për vendndodhjen e Jan Prengës në kompleksin Golden në Shijak, por se operacioni për shpëtimin e tij, u pezullua pasi pati dyshime se u dekonspirua. Ajo që ende nuk dihet është arsyeja pse policia nuk ndërhyri, pasi siç sqarojnë burime për Dosja.al, një dron ka monitoruar nga ajri ditën që ngjarja ka ndodhur, resortin Golden.

Në këtë moment, bëjnë me dije të njëjtat burime, familja e viktimës kontaktoi një pajtues gjaqesh në Dukagjin, i cili do të negocionte me familjen Hajri në Shijak për të bërë dorëzimin.  Ishte kjo arsyeja pse familja nuk pranoi të fliste në Polici, por iu tha se shkak të pengmarrjen mund të ishte një sasi parash borxh, por vetëm kaq. Por ishte vonë, pasi po më 17 janar, Jan Prenga, ishte rrëmbyer, rrahur, torturuar e vrarë.

Dosja.al, gjithashtu, zbardhi dje identitetet e 4 personave që organizuan dhe porositën rrëmbimin e babait të 5 fëmijëve. Porositësi, sqarojnë sot burime pranë prokurorisë është Dritan Rexhepi, profilin e detajuar të të cilit, mund talexoni këtu. Ai nuk ishte i vetëm, pasi në të njëjtën ‘hierarki’ kriminale janë edhe dy shkodranët, Gentian Martini Doçi, (dy familjarë të të cilit u shoqëruan ditën e sotme nga policia), si dhe një person tjetër i identifikuar si M.Bajri. Altin Hajri, ishte hallka e tretë e zinxhirit të organizatës. Ai mori urdhërin nga personat e mësipërm dhe krijoi grupin që do ta rrëmbente atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment