Aktualitet

Falsifikuan dokumentet për pronat, proçedohet ish-kryetari i komunës në Gramsh dhe dy zyrtarët

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë proçeduar penalisht ish-kryetari i komunës, 52-vjeçari me iniciale A. Ç., ish-drejtori i ZRPP Peqin, S. D., 65 vjeç dhe J. D., 64 ish-topograf në ZRPP Peqin.
Featured image of article: Falsifikuan dokumentet për pronat, proçedohet ish-kryetari i komunës në Gramsh dhe dy zyrtarët Foto Ilustruese

ELBASAN– Ish-kryetari i komunës në Gramsh është proçeduar penalisht bashkë me dyrtarë të tjerë pasi akuzohen të kenë falsifikuar dokumentet e një trualli.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë proçeduar penalisht ish-kryetari i komunës, 52-vjeçari me iniciale A. Ç., ish-drejtori i ZRPP Peqin, S. D., 65 vjeç dhe J. D., 64 ish-topograf në ZRPP Peqin.

52-vjeçari akuzohet se në vitin 2013 ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Edhe dy zyrtarët e tjerë akuzohen për të njëtën vepër penale, por për një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2009.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

  • A. Ç., 52 vjec, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, ish-kryetar i komunës Kodovjat, pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
  • S. D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment