Aktualitet

Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal në Greqi, sekuestrohen edhe pasaporta shqiptare

Çmimi për dokumentin fals që porositej varionte nga lloji, vendi i origjinës së dokumentit dhe sasia e secilës porosi.
Featured image of article: Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal në Greqi, sekuestrohen edhe pasaporta shqiptare Dokumentat që i janë sekuestruar grupit kriminal në Greqi
Përditësuar:

GREQI- Policia greke ka goditur një bazë kriminale që falsifikonte dokumente udhëtimi me bazë në Athinë.

Operacioni për goditjen e bandës zgjati disa ditë dhe në prangat e policisë kanë rënë tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Burime nga policia për mediat greke bëjnë me dije se personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim nuk janë grekë por të huaj.

Anëtarët e bandës e kryenin aktivitetin e tyre të paligjshëm në dy prej banesave të tyre, ndërsa përfitimet arrinin deri në qindra mijëra euro. Çmimi për dokumentin fals që porositej varionte nga lloji, vendi i origjinës së dokumentit dhe sasia e secilës porosi.

“Nga hetimet që kemi bërë, vlerësojmë se qarku ka funksionuar për të paktën një vit, duke përfituar mijëra euro. Takimet me palët e interesuara për dokumente false bëheshin në qendër të Athinës, po në të njëjtin vend bëhej dhe pagesa. Por ajo që na bëri më së shumti përshtypje ishte fakti që gjetëm më shumë se 150 pasaporta nga Iraku. Por kemi dyshime se ato janë vjedhur,”- tha për ‘Zougla’ një efektiv policie.

Për pasaportat çmimet varionin nga 800 euro deri në 1200 euro, për kartat e identitetit nga 300 euro deri në 500 euro dhe për patentat nga 150 euro deri në 300 euro.

Mes dokumenteve false edhe një kartë identiteti shqiptare

Pas hetimeve të kryera në tri shtëpi dhe një automjet, u gjetën dhe u konfiskuan shumë mjete identifikimi mes tyre edhe ato shqiptare. Më konkretisht u gjetën:

-204 pasaporta

-123 karta identiteti

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-5 patenta

-59 lejet e qëndrimi për azil

-49 viza konsullore

-35 diapozitivësh të dokumenteve të ndryshme të udhëtimit

-2.000 certifikata regjistrimi të automjeteve

-62 vula

-2 laptopë

-3 telefona celularë

-1.365 euro dhe 36 dollarë amerikanë

(k.m./dosja.al)

Shto Koment