Aktualitet

Falsifikim dokumentesh/ Gjykata kërkon rihetimin për Kastriot Ismailajn, avokati Arbër Hoxhaj: Do apelojmë vendimin

Afro dy muaj më parë, Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes për Kastriot Ismailajn, pasi sipas tyre nuk kishte prova të mjaftueshme.
Featured image of article: Falsifikim dokumentesh/ Gjykata kërkon rihetimin për Kastriot Ismailajn, avokati Arbër Hoxhaj: Do apelojmë vendimin Kastriot Ismailaj

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka kërkuar që të hetohet çështja për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Avokti i Ismailajt, Arbër Hoxhaj ka deklaruar se do ta apelojë vendimin për rihetimin e çëshjtjes. Afro dy muaj më parë Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes për Kastriot Ismailajn. Ishte prokurori Sajmir Hysi, i cili kërkoi pushimin e çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Dënimi i Kastriot Ismaliajt:

Ismailaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 11 vite burg. Ai u arrestua 12 maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Kastriot Ismailaj u akuzua për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milonë euro.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment