Politike

“Faleminderit Bild”, Petro Koçi reagon për përgjimet: Gazeta bëri detyrën

Koçi shkruan se këto përgjime ishin paralajmëruar me herët, nga politikanë që janë bobyguardë të drejtësisë së korruptuar dhe duan të rrëzojnë qeverinë e re.
Featured image of article: “Faleminderit Bild”, Petro Koçi reagon për përgjimet: Gazeta bëri detyrën Petro Koçi dhe përgjimet

TIRANË- Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild, dhe shkruan se gazeta ka bërë detyrën dhe i është falenderues.

Koçi shkruan se këto përgjime ishin paralajmëruar me herët, nga politikanë që janë bobyguardë të drejtësisë së korruptuar dhe duan të rrëzojnë qeverinë e re.

Permes kurthesh te ndertuara ne bashkepunim me krimin dhe shkelje te renda te ligjit nuk vjen kurre demokraci por diktature. Bild ka bere detyren. Beri mire edhe sepse publikoi dicka qe e paralajmeruan politikane qe jane bodigarde te drejtesise se korruptuar qe duan te rrezojne drejtesine e re. Por permbajtja e pergjimeve duhet ti beje politikanet te hapin syte mire me ke bashkepunojne, edhe pse nuk jane hetues. Faleminderit Bild!”. shkruan më tej Koçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment