Bota

Fakti i ri/ Vaksina Moderna antiCovid u prodhua brenda dy ditësh…

Kur SARS-CoV-2 ishte akoma një virus i ri dhe i paeksploruar në fillim të këtij viti, kompania farmaceutike Moderna pati nevojë vetëm për dy ditë që të prodhonte vaksinën. Më 11 janar, autoritetet kineze publikuan sekuencën gjenetike të koronavirusit të ri. Dy ditë më vonë, më 13 janar, ekipi kërkimor i Moderna-s dhe shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit përfunduan sekuencën e mRNA-1273, emri zyrtar i kompanisë farmaceutike i vaksinës kundër koronavirusit.
Featured image of article: Fakti i ri/ Vaksina Moderna antiCovid u prodhua brenda dy ditësh… Foto ilustrueswe

SHBA-New York Times dhe CNN kanë publikuar një fakt të ri për vaksinën Moderna. Sipas mediave, kur SARS-CoV-2 ishte akoma një virus i ri dhe i paeksploruar në fillim të këtij viti, kompania farmaceutike Moderna pati nevojë vetëm për dy ditë që të prodhonte vaksinën. Më 11 janar, autoritetet kineze publikuan sekuencën gjenetike të koronavirusit.

Dy ditë më vonë, më 13 janar, ekipi kërkimor i Moderna-s dhe shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit përfunduan sekuencën e mRNA-1273, emri zyrtar i kompanisë farmaceutike i vaksinës kundër koronavirusit. Ndërsa, më 30 nëntor, Moderna u bë e para kompani që aplikoi për miratimin e vaksinës së koronës në SHBA dhe BE. Vaksinimi i madh mund të nisë në dhjetor.

Faktet kryesore për vaksinën

1-Efektshmëria e vaksinës është 94.1 përqind. Kjo ka dalë nga analizat e fazës së tretë të testimit me mbi 30 mijë persona në SHBA.

2-Gjysma e tyre morën vaksinën, gjysma tjetër mori placebo. Dy doza me 28 ditë ndërmjet janë të nevojshme për mbrojtje të plotë.

3-Vaksina mund të ruhet në frigorifer në temperatura normale. Mendohet se vaksina mbetet në gjendje të qëndrueshme për 30 ditë në temperatura nga 2 deri në 8 gradë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

4-Mes 30 mijë personave të vaksinuar pati 196 raste me virus. Mes tyre, 185 kishin marrë placebo (imitim mashtrues) dhe vetëm 11 kishin bërë vaksinën e vërtetë.

5-Moderna raportoi 30 raste të rënda në grupin e atyre që morën placebo. Kompania arrin në përfundimin se vaksina është 100 përqind efektive në mbrojtjen kundër rasteve të rënda të sëmundjes.

6-Efektet anësore më të zakonshme ishin lodhje, skuqje dhe dhimbje në vendin e injeksionit. Po ashtu edhe dhimbje koke dhe gjymtyrësh. Disa pjesëmarrës raportuan simptoma të ngjashme me gripin.

7-Vaksina ofron mbrojtje, pavarësisht moshës, gjinisë apo origjinës etnike. Kompania kërkon të nisë një testim te adoleshentët për të ofruar një vaksinë për ta në shtator të vitit tjetër.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment