LIVE UPDATES
Editorial

Fake News për të mbrojtur çensurën ndaj ‘Free News’

8 Tetor 2020, 13:44 Nga DOSJA
Fake News për të mbrojtur çensurën ndaj ‘Free

Nuk ngurroi ta mbronte ligjin e censurës ndaj medias edhe përpara Ministres së Jashtme suedeze që do të marrë kryesimin e OSBE në janar. Me aq shumë të pavërteta dhe me aq pak kokëcarje për paralajmërimin e ministres në mbrojtje të lirisë së mediave.

“Ju po bëni një fake news. Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE. Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale” -tha Rama të mërkurën, i irrituar nga pyetja që iu bë në sy të koleges suedeze.

Vetëm pak më parë Ann Linde kishte shprehur qëndrimin e përsëritur të BE, të shkruar edhe në Raportin e progresit të Komisionit Europian, për pamjaftueshmërinë e amendamenteve dhe domosdoshmërinë e diskutimit me gazetarët. Kryeministri ndërhyri me gënjeshtra të trasha, që me siguri e habitën edhe miken.

E para, nuk është e vërtetë që ligji gjerman apo kroat janë jodemokratike dhe sigurisht që nuk është e vërtetë që i është thënë kjo autoriteteve shqiptare. Ligji gjerman, sado i rreptë, nuk e zëvendëson Gjykatën me një organ administrative të emëruar nga qeveria. Gjithashtu ligji kroat. Kjo është pika thelbësore që kundërshtojnë gazetarët këtu dhe qeveritë e Bashkimit Europian.

E dyta gënjeshtër ishte referenca për Komisionin e Venecias. Rekomandimet e rrëzonin ligjin si jodemorkatik, kërkonin eleminimin e AMA-s si organ administrative që kontrollohet nga maxhoranca dhe sugjeronte ndryshime thelbësore në bashkëpunim me gazetarët.

E treta, që nuk dihet a është gënjeshtër apo thjesht padituri, ka lidhje me sugjerimin për dokumentarin ‘Dilema Sociale’. Një dokumentar shumë shpjegues për ndikimin e rrjeteve sociale në shoqeri, ndikimin negative në jetën e njerëzve, duke i shndërruar në product, shpesh të pambrojtur për interesa të biznesit dhe politikës. Një këndvështrim i njëanshëm, pa zërin e palës tjetër, po i vlefshëm për të dhënë alarmin.

Gjithsesi, sugjerimi i Ramës, nuk ka asnjë lidhje me mediat online. Madje, në mos me qëllim, me padituri, e zhvendos problemin nga mediat online tek rrjetet sociale. Me qëllim ose me padituri, Rama dhe maxhoranca e kanë drejtuar gishtin gabim, të një problem shumë herë më i vogël se ai i vërteti. Në SHBA dhe BE, çështja e fake news është adresuar aty ku duhet, tek rrjetet sociale, jo tek mediat online. Botuesit e portaleve nuk do të kishin mundësi ta shpërndanin përmbajtjen që prodhojnë, pa ndihmën e Google, Youtube, Facebook, Instagram, Twitter etj.

Shpërndarja nëpërmjet rrjeteve sociale bëhet me disa rregulla që ato u vënë mediave online dhe që janë të diktuara nga ligjet e vendeve ku zhvillojnë aktivitetin, kryesisht SHBA (Kaliforni, Uashington, Nju Jork).

Kjo është një garanci minimale, që duhet të rregullohet më tej me një marrëveshje me qeverinë shqiptare. Përvec përmbatjes së portaleve, rrjetet sociale shpërndajnë edhe reklamën e bizneseve. Miliona euro shkojnë nga Shqipëria në llogaritë e tyre, nga bizneset e mëdha dhe të vogla, për marketing. Kontratat e rrjeteve sociale me portalet janë aq diskriminuese, sa një përqindje shumë e vogël kthehet prapë në Shqipëri. Nëse Rama nuk do të ngatërronte me qëllim apo padituri rolet, duhet të kërkonte nga kompanitë kthimin e buxhetit nëpërmjet portaleve.

Duke qenë rrjetet sociale, dominuese, botuesit e vërtetë të lajmeve dhe informacioneve, mbyllja e protaleve, apo kontrolli i tyre direkt nga qeveria, nuk është zgjidhje as për qeverinë, as për shoqëërinë, as për biznesmenët që Kryeministri i përmend si autorët e vërtetë të ligjit. Edhe pa portalet, rrjetet sociale publikojnë informacione, shpeshherë të pakonfirmuara. Nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen dhe shpërndahen në bazë të një algoritmi që u del nga kontrolli edhe vetë kompanive.

Skandali “Cambridge Alanalytica”, shpjegon se si mund kalojnë të dhënat personale dhe pastaj të manipulohen nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet lajmeve të gënjshtërta, që vinin nga rrjetet sociale, kryesisht Facebook, por edhe nga portalet anonime që hapeshin jashtë vendit. Mbi 80 milionë përdorues të Facebook, u përdorën për këtë eksperiment politik të suksesshëm që dyshohet se ishte vendimtar në fitoren e Donald Trump në 2016.
Ligji i censurës që ka vendosur të miratojë qeveria, mund të mbyllë disa portale opozitare, po nuk ia zgjidh hallin Edi Ramës.

Në rrjetet sociale qarkullojnë mijëra faqe anonime që shpërndajnë informacione të vërteta dhe të pavërteta dhe mund të hapen mijëra të tjera. Nëse do ta shihte si problem për qytetarët dhe shoqërinë dhe jo si hall të vetin, do të drejtohej atje ku duhej dhe do të zgjidhte ligjin gjerman, jo vetëm për mediat, por edhe për rrjetet sociale.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj dokumentari 'dilema sociale edi rama paketa anti shpifje analiza nga enton abilekaj dokumentari 'dilema sociale edi rama paketa anti shpifje

Sondazh

Poll
Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...

Editorial 4 Tetor 2020, 12:59

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...

Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...

Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni