
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duket se e ka ndjekur intervistën e djeshme të kryeministrin Edi Rama me gazetarin Alfred Lela. Gjatë bisedës, Rama po fliste lidhur me premtimet e pambajtura, duke ripërmendur refrenin e vjetër që “fajin e ka Saliu”, duke iu referuar ish-kryeministrit, Sali Berisha.
“Fajin e ka sërish Saliu? Që Saliu ka faje për këtë vend, këtë mos e vër në diskutim. Kjo dihet tashmë, nuk e themi më,”-u shpreh Rama.
Basha mesa duket e ka dëgjuar me vëmendje kundërshtarin e tij politik, duke i kthyer edhe përgjigje. Në një takim me të rinjtë në Kukës, numri një i demokratëve tha se një kryeministër nuk mund ta largojë fajin nga vetja por duhet të mbajë përgjegjësi.
“Secili me përgjegjësitë e veta. Nesër kryeministri i ardhshëm nuk do të thotë e kishte fajin ky apo ai. Boll më me këtë! Do të përgjigjet me plane, financim dhe veprime konkrete,”- tha ai.
Mesa duket palët kanë ndezuar motorët për fushatë dhe ndjekin hap pas hapi njëri-tjetrin…
(k.m/dosja.al)