LIVE UPDATES
Insights

DOKUMENT/ Si rrezikoi biznesi nga kompania celulare, denoncimi: One na gënjeu për disa muaj me radhë dhe prishi marrëveshjen

14 Dhjetor 2020, 13:20 Nga DOSJA
DOKUMENT/ Si rrezikoi biznesi nga kompania celulare, denoncimi: One na

TIRANË– Kompanitë celulare në Shqipëri janë një treg sa i lehtë për qytetarin që ka mundësi të shpenzojë para, e po aq i vështirë, kur kërkon që paratë të përkthehen në shërbim, shpejtësi, apo mirëbesim. Historia me të cilën do t’ju prezantojmë sot, provon edhe njëherë detyrimin që autoritetet publike kanë ndaj qytetarëve, dhe ndërhyrjen e munguar në tregun e kompanive celulare. Kompania C., kishte zgjedhur kompaninë Telekom Albania për të marrë shërbimin e internetit dhe telefonisë.

Dosja.al bisedoi me zyrtarë të kompanisë, të cilët rrëfyen kalvarin e gjatë të shkëputjes nga Telecom (ONE) i sotëm dhe dëmin financiar që morën në fund të negociatave. Më 1 qershor 2020, C përfundoi kontratën me Telekom. Në vijim, pasuesit e TELEKOM, “One”, zhvilluan një takim me përfaqësues të C., për të negociuar një kontratë me kushte të reja. Takimi vjen në momentin që C., kontaktohet nga Vodafone Albania për një kontratë që mund të lidhej me ta. Sapo One, mëson se kompania mund të largohej prej tyre, zhvillon një takim dhe dërgon një propozim. Takimi i parë zhvillohet në muajin tetor dhe One, i jep kompanisë një ofertë, e cila mund të shihet në foto (OFERTA 1). Pas dorëzimit të ofertës së parë, C diskuton me One këtë kontratë që e gjykon si jo të leverdisshme. Klienti në këtë rast hyn në negociata me kompaninë Vodafone Albania, e cila i jep një kundërofertë më të mirë sesa ajo e One. Klienti C., njofton One për ofertën që ka marrë nga konkurrenti dhe në këtë moment, kompania bëhet më zemërgjjerë. Më 26 tetor 2020, administratorët ulen sërish për të diskutuar, dhe më 27 tetor, One dërgon ofertën e dytë, më bujare se e para. Klienti C., njofton sërish Vodafone Albania, të cilët janë sërish të gatshëm të japin një ofertë më bujare.

Pasi ra dakord me Vodafone për një kontratë shumë më të mirë, kërkoi nga One të transferonte numrat. Kontrata me Vodafone ishte gati, megjithatë ende e pafirmosur. Në këtë moment, “One”, shfaqet me një ofertë të tretë, më të mirë se ajo e Vodafonë. Drejtuesit e kompanisë shkuan vetë për ta garantuar klientin. Ia cojnë të gatshme kontratën. Klienti i kënaqur, njofton Vodafone se do të qëndrojë tek One edhe për shkak të bashkëpunimit 8 – vjecar dhe kërkoi mirëkuptimin e konkurentëve. Kjo ndodhi më 13 nëntor, kur klienti e firmosi kontratën që I coi “One” dhe priste kundërfirmën e kompanisë që ofronte shërbimin.

Por çfarë ndodhi? Në këtë moment, kur klienti mbylli negociatën me Vodafone Albania dhe zgjodhi One për një ofertë e cila iu dha nga vetë kompania, më 3 dhjetor 2020, One njofton se marrëveshja nuk mund të firmoset, pasi Departamenti i Financës në One nuk e aprovon hyrjen në fuqi të kontratës për shkak se iu shkaktonte humbje financiare. I lënë në mes të katër rrugëve, klienti C., bën hapa pas dhe kthehet tek Vodafone Albania, duke firmosur marrëveshjen fillestare të muajit tetor, me një faturë të kripur në shpinë nga One Albania.

I gjendur mes rrezikut së dëmtimit të biznesit, klienti u largua i zhgënjyer nga administruesit e rinj të kompanisë që dikur mbante brandin e Deutche Telecom. Dosja.al kontaktoi via email edhe “One”, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigjie. Të bësh biznes në Shqipëri, vështirësohet edhe nga sjellje të tilla.

Lexo të plotë dokumentin

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck kompanite celulare ne shqiperi kompanite celulare ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 14 Dhjetor 2020, 09:40

A duhet të protestojnë fëmijët?

“More pushkën dole malit, lule Velo Partizani”Ndoshta fëmijëve pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ky varg kënge nuk i kujton asgjë, por të ...

Insights 12 Dhjetor 2020, 10:13

Kur viktima nuk respekton veten

Një nga shpikjet terminologjike më mjerane shqiptare është fjala ” të pagjeturit” për të emërtuar në dokumentat zyrtare shqiptarët burra, gra, të rinj dhe fëmij...

Insights 6 Dhjetor 2020, 11:58

Përse na duhet shteti?

Ka disa kohë që kam filluar të pyes veten: Për çfarë shërben shteti? A është një entitet i dështuar që ka hequr dorë nga detyrat e tij dhe po humbet kupt...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni