LIVE UPDATES
Bota

Facebook mbyll llogaritë e një rrjeti të ndikimit politik në Ukrainë

7 Maj 2021, 06:18 Nga DOSJA
Facebook mbyll llogaritë e një rrjeti të ndikimit politik në

Facebook ka mbyllur një rrjet prej qindra llogarish dhe faqesh të rreme që kishin në shënjestër njerëzit në Ukrainë dhe që ishte i lidhur me individë të ndëshkuar më parë me sanksione nga Shtetet e Bashkuara për përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, tha kompania të enjten.

Facebook tha se rrjeti menaxhoi një fushatë mashtruese për një kohë të gjatë nëpër platforma të shumta të mediave sociale dhe faqet e tjera të internetit, duke u paraqitur si media e pavarur e lajmeve dhe duke promovuar përmbajtje të favorshme për politikanë të caktuar ukrainas, përfshirë aktivitetin që mund të ishte me pagesë. Kompania tha se ajo filloi hetimin pas marrjes së një informacioni nga FBI-ja.

Facebook ia atribuoi aktivitetin individëve dhe entiteteve të ndëshkuara me sanksione nga Departamenti amerikan i Thesarit, përfshirë politikanin Andriy Derkach, një ligjvënës pro-rus i cili u vendos në listën e zezë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në shtator për shkak të akuzave se ai u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet amerikane në 2020, të fituara nga Presidenti Joe Biden. Facebook tha se kishte mbyllur llogaritë e zotit Derkach në tetor të vitit 2020.

Zoti Derkach i tha agjencisë së lajmeve Reuters se do të bënte një deklaratë mbi hetimin e Facebook-ut të premten.

Facebook gjithashtu tha se konsulentët politikë të rrjetit ishin të lidhur me politikanin ukrainas Oleh Kulinich dhe ish-kryeministrin e Ukrainës, Volodymyr Groysman. Kulinich nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Reuters nuk arriti të binte menjëherë në kontakt me zotin Groysman për të marrë një reagim.

Facebook tha se përveç promovimit të këtyre politikanëve, rrjeti ka promovuar edhe materiale pozitive për aktorë të ndryshëm në të gjithë spektrin politik, me gjasë si një shërbim i paguar. Kompania amerikane tha se aktiviteti që ajo hetoi filloi rreth vitit 2015, ishte i përqendruar vetëm në Ukrainë dhe ka postuar edhe përmbajtje anti-ruse.

“Këta operatorë mund të konsiderohen si mercenarë që dëshironin të ushtronin ndikim, duke ofruar në shkëmbim të një pagese shërbimet e tyre jo-autentike në internet për qarqet politike ukrainase”, tha Ben Nimmo, udhëheqës i operacioneve të ndikimit global në kompaninë e Facebook-ut, në një telekonferencë me gazetarët.

Ekipi hetues i Facebookut tha se Ukraina, e cila ka qenë ndër burimet kryesore të “operacioneve të koordinuara jo-autentike” është bazë e një numri në rritje të fushatave të ndikimit që ofrojnë këto shërbime me pagesë.

Facebook tha se ka mbyllur 363 faqe, që u pasua nga mbyllja e rreth 2.37 milionë llogarive, dhe 477 llogari nga ky rrjet për shkeljen e rregullave të tij. Hetuesit e kompanisë Facebook thanë gjithashtu se rrjeti i sapombyllur kishte shpenzuar rreth 496,000 dollarë për reklama të shfaqura në Facebook dhe Instagram.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota facebook facebook

Sondazh

Poll
Bota 6 Maj 2021, 18:29

BRUKSEL- Oliver Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se nëse BE has në vësh...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën