Bota

‘Facebook’ kërkon 6 muaj për të përcaktuar nëse Trump kthehet apo jo në rrjet

Trump e quajti vendimin dhe ndalimin e tij në të gjithë platformat e teknologjisë "një turp total" dhe tha se kompanitë "do të paguanin një çmim politik".
Featured image of article: ‘Facebook’ kërkon 6 muaj për të përcaktuar nëse Trump kthehet apo jo në rrjet Donald Trump

SHBA-Mark Zuckerbeg dhe bordi mbikëqyrës i Facebook ditën e sotme mbështeti pezullimin e ish-Presidentit të SHBA Donald Trump nga kompania, por tha se kompania do të kërkojë gjatë muaj kohë për të bërë pezullimin e tij në mënyrë që të përcaktonte një vendim të drejtë.

Trump e quajti vendimin dhe ndalimin e tij në të gjithë platformat e teknologjisë “një turp total” dhe tha se kompanitë “do të paguanin një çmim politik”.

Sipas Reuters, Bordi i krijuar nga Facebook në mbështetje të vendimit të përjashtimit të Trump nga kompania, përdori argumentin kishte të drejtë të ndalonte Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit pro-Trump.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Facebook bllokoi në mënyrë të pacaktuar hyrjen e Trump në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për shqetësimet e trazirave të mëtejshme të dhunshme pas trazirave të 6 janarit. Ai miratoi pezullimin pasi hoqi dy nga postimet e Trump gjatë trazirave në Kapitol, duke përfshirë një video në të cilën ai tha se mbështetësit duhet të shkonin në shtëpi, por përsëriti pretendimin e tij të rremë për mashtrim të gjerë të votuesve, duke thënë “Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di që jeni lënduar. Ne patëm një zgjedhje që na u vodh “.

(e.k/dosja/al)

Shto Koment