Bota

Facebook jep 100 milion dollarë, për të mbështetur mediat e dëmtuara nga kriza e COVID-19

Mes 100 milion dollarëve, Facebook përfshin 25 milion dollarë në fondet e urgjencës për mediat lokale dhe 75 milion dollarë në marketing të shpenzuar për mediat në nivel global."
Featured image of article: Facebook jep 100 milion dollarë, për të mbështetur mediat e dëmtuara nga kriza e COVID-19 Mark Zuckerberg

SHBA – Facebook ditën e sotme  premtoi 100 milion dollarë në financime dhe shpenzime për reklama për të mbështetur mediat, përfshirë botuesit lokalë në Shtetet e Bashkuara, që janë  tërhequr ndjeshëm nga presioni që ka shkaktuar pandemia e  koronavirusit.

Të  gjithë  botuesit e lajmeve, veçanërisht media e shkruar, kanë treguar se reklamuesit e shumtë tërhoqën financimet e tyre të marketingut për të përmirësuar kostot për shkak të pasigurisë që është krijuar nga virusi.

Gazeta 160-vjeçare e Vatikanit L’Osservatore Romano, e cila pezulloi punën javën e kaluar, ishte e fundit në radhën e një numri të gjatë të medias shkruar që po përpiqeshin të operonin në kushte të sigurta pas shpërthimit të virusit.

“Mes 100 milion dollarëve, Facebook përfshin 25 milion dollarë në fondet e urgjencës për mediat lokale dhe 75 milion dollarë në marketing të shpenzuar për mediat në nivel global.”-  tha Zuckerberg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Si pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur ekosistemin e lajmeve dhe për t’u siguruar që të gjithë të kenë qasje në informacione të sakta dhe në kohë, ne jemi duke investuar 100 milion dollarë në fonde të reja për të mbështetur gazetarët, veçanërisht të përqendruar në lajmet lokale. Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur komunitetet e tyre të informuar, dhe shumë organizata të lajmeve po luftojnë për shkak të ndikimit ekonomik të shpërthimit të virusit. Ne po dhurojmë 25 milion dollarë për financim të granteve urgjente përmes Projektit të Gazetarisë në Facebook, dhe 75 milion dollarë të tjera në do shpenzohen në marketing për të mbështetur gazetarët dhe mediat në këto kohë krize.  Ky program i ri i urgjencës është përveç 300 milion dollarëve që kemi dhënë për të mbështetur mediat lokale në veçant. Ne shpresojmë se kjo do të mbështesë shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre kritike për të na mbajtur të gjithëve të informuar.”– ka shkuar  Zuckerberg në Facebook.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: cnbc

A.C/Dosja.al 

Shto Koment