Politike

Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ kryeministrit Edi Rama: Ke publikuar infomacion të pavërtetë, s’ka asnjë provë për këtë histori

I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.
Featured image of article: Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ kryeministrit Edi Rama: Ke publikuar infomacion të pavërtetë, s’ka asnjë provë për këtë histori Kryeministri Edi Rama dhe foto ilustruese

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme. I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

Por, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakenews’, lajm të rremë.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, ç’kuptim ka kjo dhe si funksionon identifikimi i një fakenews-i nga Facebook?

Facebook ka nisur një fushatë për të identifikuar lajmet e rreme. Kjo gjë bëhet me anë të një pale të tretë, që janë verifikuesit, fact-checkers. Ata lënë shënime në shumë postime, duke vënë në dijeni edhe platformën mbi vërtetësinë e çdo informacioni. Për rrjedhojë, në momentin kur ju postoni diçka që ka të bëjë me një histori apo thënie, Facebook-u do t’ju lajmërojë që postimi që po bëni është ‘fake’, nëse është i tillë. Këtë fakt, do ta dijë edhe çdo person që shikon postimet tuaja.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ kryeministrit Edi Rama: Ke publikuar infomacion të pavërtetë, s’ka asnjë provë për këtë histori

  1. Facebook tja mbylle accountin.
    Ky akoma nuk a ka kuptuar akoma se ata ushtaret e tij urdhero-siurdhero, po ja fusin cdo dite, po e vjedhin dhe nuk i tregojne. Ne fakt po na vjedhin neve. Eshte fiks situata e vitit 2013 kur te gjithe ja fusnin Berishes dhe ai se kuptonte deri sa ra nga pushteti.
    Njelloj po i ndodh Rames. Iku dhe ky. Hajt pirdhu ti themi.

Shto Koment