Bota

Facebook dhe Instagram sjellin opsionet e reja, përdoruesit do mund të fshehin ‘pëlqimet’

Facebook dhe Instagram njoftuan të mërkurën planet për të lejuar përdoruesit të fshehin pëlqimet. Mjetet që u shtohen shërbimeve do të lejojnë përdoruesit të çaktivizojnë butonin "like" në postimet individuale ose tek të gjitha.
Featured image of article: Facebook dhe Instagram sjellin opsionet e reja, përdoruesit do mund të fshehin ‘pëlqimet’ facebook-instagram

SHBA- Facebook dhe Instagram njoftuan skemën që do të lejojë përdoruesit të fshehin pëlqimet e grumbulluara në një postim. Mediat e huaja raportojnë se dy kompanitë e rrjeteve sociale kanë vendosur t’i lejojnë përdoruesit shmangien e butonit “like”.

“Njerëzit do të jenë në gjendje të vendosin nëse duan të shohin pëlqimet apo jo,” -tha shefi i instagramit Adam Mosseri në një konferencë.

Sipas Mosseri-t, mjetet që u shtohen shërbimeve do të lejojnë përdoruesit të çaktivizojnë butonin”like” në postimet individuale ose në të gjitha.  Disa ekspertë thonë se kërkimi i vazhdueshëm për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e modelit mund të mbështesin përdoruesit.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment