Kuriozitete

Lajm i keq! Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë

Nga 21 dhjetori, aplikacionet e mesazheve do të bien nën rregullat e BE-së të njohura si direktiva ePrivacy.
Featured image of article: Lajm i keq! Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë Facebook dhe Instagram

SHBA– Një lajm i keq vjen për të gjithë përdoruesit e Facebook dhe Instagram. Facebook po çaktivizon disa veçori në aplikacionet e tij Messenger dhe Instagram për njerëzit në Evropë, për t’u siguruar që ato të jenë në përputhje me një ndryshim në rregullat e privatësisë.

Nga 21 dhjetori, aplikacionet e mesazheve do të bien nën rregullat e BE-së të njohura si direktiva e Privacy.

Facebook ka vendosur të çaktivizojë disa opsione interaktive dhe të ofrojë vetëm një shërbim thelbësor të mesazheve derisa të mund të shtojë shtesat përsëri. Sondazhet e bisedave në grupe në Messenger janë ndër mjetet për t’u çaktivizuar.

Aftësia për të vendosur pseudonime për miqtë në Messenger gjithashtu do të çaktivizohet, ndërsa ndarja e filtrave të fytyrës me realitet të shtuar përmes mesazhit direkt në Instagram do të çaktivizohet gjithashtu në Evropë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Facebook tha se nuk kishte botuar një listë të të gjitha veçorive që po pezullonte në Evropë sepse do të riaktivizonte shpejt ato që kishte besim në përputhje me rregullat.

Opsionet kryesore të mesazheve dhe thirrjet në Instagram dhe Messenger nuk do të preken.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment