
Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në botë për shkak të Coronavirusit. Spanjolli ka kritikuar kryeministrin anglez, Johnson, për rezistencën e tij për të mbyllur shkollat.
“Kryeministri Johnson thotë se Coronavirus do të përhapet më shumë në javët dhe muajt e ardhshëm dhe nuk pranoni të mbyllni shkollat. Pse? Ju do i mbyllni gjithsesi, pse nuk duhet t’i mbyllni për të shmangur rrezikun?”, – ka thënë spanjolli.
M.P. / Dosja.al