Sport

Fabio Cannavaro zgjedh trajnerin perfekt, përmend dy emrat më pikantë në futboll

"Dua të rritem në Kinë, por synimi është Europa. Më tërheq Anglia, kanë super atmosferë atje"
Featured image of article: Fabio Cannavaro zgjedh trajnerin perfekt, përmend dy emrat më pikantë në futboll Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro po bëhet gati për lëvizjen e radhës. Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Juventus aktualisht po punon si trajner i Guangzhou Evergrande në Kinë.

Italiani ka zbuluar për Sky Sport UK se ëndërron të punojë në Premier League, ose të paktën të rikthehet në një ligë europiane. “Dua të rritem në Kinë, por synimi është Europa. Më tërheq Anglia, kanë super atmosferë atje”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur kë konsideron si trajnerin e përkryer, ai është përgjigjur: “Sigurisht, ai që ka mentalitetin e Jurgen Klopp dhe kulturën e futbollit të Pep Guardiolës. Besoj se në fushë duhet të ketë gjithmonë intensitet”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment