Aktualitet

Evropa mbylli kufijtë me Shqipërinë, mjeku Alimehmeti: Nuk është marrë vendimi i duhur

Mjeku ka folur dhe për vendosjen e Shqipërisë në listën e zezë, duke mos hapur kufijtë.
Featured image of article: Evropa mbylli kufijtë me Shqipërinë, mjeku Alimehmeti: Nuk është marrë vendimi i duhur Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog

TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe rritjen me ritme të shpejta të rasteve të reja. Në një një intervistë në Abc News, mjeku ka folur dhe për vendosjen e Shqipërisë në listën e zezë, duke mos hapur kufijtë.

Alimehmeti u shpreh se  shifrat e Shqipërisë janë sa mesatarja e Evropës dhe shtoi se ditët e fundit janë rritur rastet e reja, por kemi një numër të ulet të personave që humbin jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për Shqipërinë, një popull kaq i vogël, edhe pse shifra 16 për 100 mijë, që janë të infektuarit e rinj në javët e fundit është një shifër që është diku te mesatarja Evropiane përkundrejt popullatës Evropiane aq të madhe është një pikë uji në mes të oqeanit. Nuk mendoj që vendimi i tyre ka qenë thjesht mbi numrin e rasteve që në kemi pasur. Pavarësisht se numri që ne kemi pasur është raportuar i saktë”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment