LIVE UPDATES
Aktualitet

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

20 Maj 2019, 05:25 Nga DOSJA
Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra vetë në Tel Aviv e festuan këtë festë të këngës disa ditë me radhë. 180 milionë vetë e ndjekin atë në televizion. Në të njëjtën kohë, qeveria e Izraelit mban Rripin e Gazës të bllokuar dhe Jordanin Perëndimor të pushtuar, Lartësitë Golan të aneksuara. Po a ka të bëjë kjo me muzikën?

Organizatorët e eurovizionit thonë Jo, dhe i ikin debatit publik me këtë. Artistëve të muzikës iu ndalohet të shprehen për konfliktin në Lindjen e Afërt në skenë të hapur. As ikona e popit, Madona. Vetëm një grup muzikor nga Islanda nuk iu përmbajt kësaj duke poetizuar para shfaqjes së tyre për „shtetin e aparteidit Izrael” që diskriminon palestinezët. Ata edhe gjatë votimeve treguan flamurin palestinez, qV u shoqërua me fishkëllima të publikut.

Politikë mes tingujve

Edhe palestinezët e përdorin për qëllimet e tyre vëmendje botërore të festivalit të njohur. Breshëritë me raketa palestineze ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës para dhjetë ditësh donin të transmentonin edhe mesazhin, se në një shtet „shtypës” – siç e quajnë kritikët Izraelin, – është në vendin e gabuar një garë muzikore dëfryese. Izraeli vetë e interpreton garën kulmore të muzikës europiane si provë se sa tolerante dhe e hapur ndaj botës është demokracia e vetme e Lindjes së afërt.

Eurovision Song Contest logjikisht – një ngjarje politike: kështu ka qenë gjithmonë. Në fillim si një simbol i bashkimit të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit një instrument për lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Një festival gjithmonë para kohës, sepse eurovizioni ka pasur gjithmonë më shumë anëtare se Bashkësia Europiane, ai përfshiu edhe Jugosllavinë komuniste shumë kohë para fundit të Luftës së Ftohtë. Edhe Izraeli ka 40 vjet që paraqitet në këtë festival.

Anëtarë të “European Broadcasting Union” që e organizojnë festivalin janë edhe vendet afrikanoveriore dhe ato arabe, por veç Marokut nuk kanë marrë pjesë për shkak të refuzimit të një anëtari tjetër, Izraelit. Që në vitet 60-të në eurovizion ka pasur protesta, atëherë kundër diktaturës ushtarake në Spanjë. Konfliktet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, tensionet mes Armenisë dhe Azerbajdxhanit – të gjitha këto konflikte e kanë politizuar rregullisht eurovizionin naiv me fasadën e shumëngjyrshme e plot drita.

Pa efekt

Këtë vit thirrjet për bojkotim të eurovizionit 2019 për shkak të Izraelit nuk gjetën jehonë. Të 41 artistet dhe artistët u shfaqën në Tel Aviv për të prezantuar vendin e tyre. Në fakt erdhën më pak turistë dhe fansa se sa ishte parashikuar, por kjo nuk lidhet aq me politikën apo gjendjen e sigurisë, se sa me çmimet e majme, deri diku absurde për biletat, qëndrimin në hotele apo kostot e transportit.

Në Izrael nuk ka asgjë që nuk është edhe politike. Gjithçka dhe çdo gjë lidhet me konfliktin me Palestinën apo akuzat për antisemitizmin. Në një pikë groteskte kulmoi një debat i fushatës bojkotuese propalestineze, „BDS” (Bojkot, Mosinvestim, Sanksione). Organizatorët pretendojnë, se qeveria izraelite e mbështjell politikën e saj „antiligjore” me ngjyrat e ylberit për homoseksualët dhe transseksualët apo interseksualët, që kanë dobësi për eurovizionin. Komuniteti LGBTQI, që po ashtu e përdor festivalin për vete, lejon të përdoret nga qeveria e Netanjahut me „pink washing”, lyerjen me ngjyrë rozë të politikës së ngulimeve.

Vërtet homoseksualët mund të jetojnë në Izrael pa ndonjë problem. Në të vërtetë në Tel Aviv festojnë edhe homoseksualë palestinezë. Në shoqëronë tolerante izraelite mund të martohen çiftet e së njëjtës gjini dhe të adoptojnë fëmijë. Në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor homoseksualiteti në shoqëritë represive është një mëkat i rëndë. Aktivistët e bojkotimit vetë argumentojnë në mënyrë homofobe, kur ata e hedhin në një kazan politikën e Izraelit ndaj palestinezëve me të drejtat për barazinë e komunitetit e LGBTQI.

Të mos këndosh nuk është zgjidhje

Transformimet antisemitiste të aktivistëve propalestinezë, BDS duhen refuzuar me përbuzje. Në një logo të protestës së tyre ato tregojnë në formatin e shkrimit të eurovizionit një zemër të thyer që bie në dy runa të SS-ve nazistë. Me këtë ata duan të vendosin paralele mes terrorit nazist dhe garës muzikore në shtetin hebre. Në këtë kontekst Bundestagu gjerman ka bërë gjënë e duhur që ishte parlamenti i parë në Europë që i pa me sy kritik aktivistët e fushatës bojkotuese dhe do t’ua heqë mbështetjen.

Natyrisht mund ta kritikosh politikën e qeverisë izraelite. Por ajo nuk duhet të rrëshqasë në propagandë kundër hebrenjve. Nëse do të përdorësh matësin e kritikëve të eurovizionit 2019, atëherë as në vitin 2012 nuk duhej të zhvillohej eurovizioni në Azerbajdxhan, as në vitin 2009 në Rusi.  Nëse nuk mund të këndosh në Tel Aviv, atëherë nuk duhet luajtur futboll as në Katar në Kampionatin Botëror dhe as në Kinë Lojërat Olimpike në vitin 2022. Edhe për këto vende ka të paktën po aq kritika sa ndaj Izraelit.

Bojkotim dhe përjashtim? Jo. Diskutim dhe kritikë? Po. Kjo mund të jetë fryma politike e një eurovizioni. Por nuk duhet pritur shumë. Sepse në radhë të parë eurovizioni është një party me përmasa të mëdha.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eurosong 2019 jonida maliqi eurosong 2019 jonida maliqi

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Maj 2019, 16:04

Vetura përplas autobusin me nxënës në Vlorë

VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni