KultureShowbiz

Eurovision, ‘festë e dyfishtë’ për shqiptarët

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka menduar të organizojë një festë mbështetëse për Jonida Maliqin diten pjesmarrëse të muajit maj ne Eurovision. Festa do të vendoset në sheshin “Skëndërbej” dhe do të jetë një mbështetje për këngëtaren në fjalë.
Featured image of article: Eurovision, ‘festë e dyfishtë’ për shqiptarët Erion Veliaj(kryetar bashkie) dhe Jonida Maliqi(këngëtare)
Përditësuar:

Vetëm para pak orësh kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram për një surprizë me Jonida Maliqin. Siç është marrë vesh këngëtarja do na përfaqësojë në Eurovisionin e këtij viti. Festivali do të realizohet në muajin maj  dhe do të mbahet në Tel Aviv.

Jonida Maliqi do të performojë këngën e suksesshme “Ktheju tokës”, me të cilën u përzgjodh për të na bërë një përfaqësim  të denjë.

Kryetari i Bashkisë ka menduar të përgatisë një surprizë të bukur bashkë me këngëtaren që publiku shqiptar të ndjehen më afër mbështetjes dhe ta ndjejnë emocionin më nga afër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kemi një surprizë të paparë me Jonida Maliqin për Eurovision! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skëndërbej”. FORCA JONÇE!”- shkruan Erion Veliaj në postimin e tij.

Postimi në Instagram i Erion Velias

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment