Aktualitet

Europol shkatërron mafian shqiptare, arrestohen 64 anëtarë të një bande

Më tej shtohet se të arrestuarit kishin trafikuar drogë drejt Beligjikës dhe Francës, por disa prej tyre ishin të përfshinë gjithashtu në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.
Featured image of article: Europol shkatërron mafian shqiptare, arrestohen 64 anëtarë të një bande Europol

EVROPË- Europol ka arrestuar sot 64 shqiptarë anëtarë të një bande, të cilët merreshin me trafikim e drogës dhe të qenieve njerëzore.  Sipas një komunikatëe për shtyp nga policia europiane bëhet me dije se operacioni ishte zhvilluar njëkohësisht në Belgjikë, Francë, Holandë dhe në Itali.

Më tej shtohet se të arrestuarit kishin trafikuar drogë drejt Beligjikës dhe Francës, por disa prej tyre ishin të përfshinë gjithashtu në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë. Po ashtu ata administronin dhe një seri plantacionesh kanabisi në Francë.

Bashkëpunimi i katër policive të Francës, Belgjikës, Italisë dhe Holandës përfundoi me sukses operacionin, ku në përfundim të tij 64 shqiptarët do të përballen me drejtësinë.  Në njoftimin për shtyp të Europol theksohet se mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit.

Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në Belgjikë, Francë dhe Hollandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale, kontrollet e të dhënave të grumbulluara gjatë veprimeve kundër bazave të të dhënave, si dhe sigurimin e mbështetjes teknike gjatë shpërbërjes së vendeve të prodhimit të drogës, si dhe mbështetjen ligjore, duke nxjerrë 14 pajisje mobile të sekuestruara”, shtohet më tej.

Europol thekson se krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë, një kërcënim që Europol merr shumë seriozisht. Në mars, ekspertët mbi krimin e organizuar shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t’i trajtuar më mirë këto klane polio-kriminele të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt, pasi që zbatimi i ligjit i përgjigjet reagimit të saj ndaj kësaj kriminaliteti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment